(VIDEO) Gashi: Raporti i Progresit ishte përgjithësisht pozitiv për Kuvendin

(VIDEO) Gashi: Raporti i Progresit ishte përgjithësisht pozitiv për Kuvendin

Në Raportin e Progresit të Komisionit Evropian për Maqedoninë e Veriut, nuk ka më vërejtje për keqpërdorim të flamurit evropian në Kuvend. Ndërsa raporti në përgjithësi sa i përket punës së Kuvendit siç tha kryeparlamentari Afrim Gashi është pozitiv, por ka vërejtje për procedurat e shkurta me të cilat sillen ligjet.

Afrim Gashi, kryetar i Kuvendit

Ka notë pozitive se nuk keqpërdoret flamuri evropian, por na përsëritet për fat të keq në fillim, procedurat e shkurtuara. Përshkak të Ligjit për Qeveri, që u ndryshua, u ndryshuan emrat e shumë ministrive, shumica e ligjeve që i kemi kaluar deri tash kanë ardhur me procedurë të shkurtuar përshkak të ndryshimit të emërtimeve të institucioneve, ligjeve, ministrive”.

Kurse sa i përket ndryshimeve kushtetuese, për të cilat gjithashtu kishte vërejtje nga KE, Gashi tha se Kuvendi është i gatshëm t’i implementoj, duhet vetëm vullnet politik.

Afrim Gashi, kryetar i Kuvendit

Kuvendi është gati në çdo moment t’i filloj si procedurë, ‘ti implementoj ato ndryshime kushtetuese, por natyrisht për këtë çështje duhet vullnet politik. Ne presim që më shpejtë palët të merren vesh, të kemi një sinjal pozitiv te shumica e deputetëve 2/3 dhe ne si Kuvend ta fillojmë këtë procedurë menjëherë”.

Sa i përket ligjit të branitelave që ka mbetur në Komisionin për punë sociale, Gashi në brifingun me gazetarë, tha se ai ka bërë kërkesë kryetares që ta thirrë komisionin, kurse në pyetjen se a mund të marrin pjesë branitellat në komision, kryetari tha se mbetet që gjithahstu të vendos kryetarja e komisionit. Kurse propozim ligji për buxhetin e ri siç informoi ende nuk ka arritur në Kuvend, në momëntin që do të hyjë në Kuvend, do të fillojnë të rrjedhin afatet kohore.

Emine Ismaili /SHENJA/

MARKETING