(VIDEO) Gashi për incidentin në aeroport: Presidentja e Kosovës më kërkoi ndihmë duke iu dridhur zëri!

(VIDEO) Gashi për incidentin në aeroport: Presidentja e Kosovës më kërkoi ndihmë duke iu dridhur zëri!

Kryetari i Kuvendit Afrim Gashi tha se interpelanca ndaj tij e kërkuar nga Levica është vendosur si pika e parë e rendit të ditës në seancën e 3 shtatorit edhe pse siç thotë ai, kërkesa nuk është politikisht e qëndrueshme. “Mendoj se kjo kërkesë nuk është e qëndrueshme politikisht, por sigurisht që do të ketë debat” tha Gashi.

SINKON: AFRIM GASHI, KRYETAR I KUVENDIT

“Sa i përket interpelancës siç e di opinion ne pasi kemi marrë një iniciativë për interpelamcë menjëherë e kemi vendosur në rend dite në seancën e parë që do të mbahet më 3 shtator dhe jam i lumtur që opinioni do të dëgjojë argumentet e të gjitha palëve dhe në fund plenumi apo shumica parlamentare do të vendos se çfarë është më e drejtë, më e mire dhe çfardo që të jetë më e drejtë dhe si do që të vendos shumica unë do ta pranoj me kënaqësi”.

Duke folur për ndryshimet kushtetuese Gashi tha se politikisht po punojnë që sa më shpejtë të ketë një zgjidhje të pranueshme për të gjitha palët dhe përfundimisht të filloj procesi në parlament.

SINKRON: AFRIM GASHI, KRYETAR I KUVENDIT

“Sa i përket ndryshimeve kushtetuese ne po tentojmë si Kuvend të marrim një rol më aktiv, siç dihet parlamenti është vendi ku do të duhet të ndodhin edhe realisht ndryshimet kushtetuese por zgjidhja e problemit konsiston që kjo çështje duhet të përfshihen më shumë pjesë, më shumë pale, ka të bëjë me shtetin fqinjë Bullgarinë, me BE-në dhe derisa nuk ka një zgjidhje konkrete ne nuk mund ta fillojmë këtë si procedurë por politikisht po punojmë që sa më shpejtë të ketë një zgjidhje të pranueshme për të gjitha palët dhe përfundimisht të filloj procesi në parlament”.

Gashi lidhur me incidentin në aeroportin e Shkupit tha se është i lumtur që ka vepruar sepse ka parandaluar incident më të madh. Ai në brifing me gazetarët tha se kishte pranuar telefonatë nga presdidentja e Kosovës, e cila ishte e shqetësuar dhe i kishte kërkuar ndihmë. Gjithashtu i pyetur lidhur me ahengun familjar ku Gashi kishte shkuar me veturë zyrtare tha se ato janë rregullat e fuknsionit që ai bartë dhe patjetër duhet ti respektojë.

Medina Ajeti Ali /SHENJA/

 

MARKETING