(VIDEO) Gashi: Brenda VLEN-it mbizotëron uniteti, Murat: Fronti Evropian fitues absolut

Sa më shumë afrohet data, aq më shumë partitë politike përsërisin frazën se do të jenë fitues absolut të zgjedhjeve lokale.
MARKETING
Kryeparlamentari Afrim Gashi pas takimit me gazetarët tha se brenda VLEN-it atmosfera është fantastike dhe se po përzgjidhen kandidatët më të mirë. Gashi tha se nën llogo të VLEN në këto zgjedhje do të paraqiten edhe kandidatë mbi-partiak që vijnë nga sektori civil dhe ai i biznesit.
Mohoi se brenda këtij koalicioni ka paknaqësi rreth ndarjes së kandidatëve në komuna të caktuara.
AFRIM GASHI, KRYEPARLAMENTAR
“Them me përgjegjësi të lartë se raportet brenda koalicionit VLEN janë të shkëlqyeshme, punohet në një ambient shumë pozitiv po përgatiten për zgjedhje lokale dhe unë jam shumë i bindur se do të ketë efekt pozitiv. Gjithçka që flitet jashta kësaj ka të bëjë me politikën ditore”.
Deputeti i Frontit Europian, Salih Murat tha se brenda Frontit veçmë dihen disa emra që do të garojnë në këto zgjedhje të cilat sipas tij, do të fitohen në mënyrë absolute nga koalicioni opozita Fronti Europian.
Tha se janë në përfundim anketat dhe matjet që po bëhen dhe se Fronti po përzgjedh kandidatët më të mirë për garën e zgjedhjeve lokale.
SALIH MURAT, DEPUTET I FRONTIT EUROPIAN
“E them hapur, ne do të jemi fituesit absolut të zgjedhjeve, nuk përjashtohet mundësia që ti fitojmë të gjitha komuant. Këtë e thonë edhe matjet në terren. Jemi duke u munduar të zgjedhim emrat më të mirë dhe më të pranueshëm, jemi të hapur. Atmosfera është briliante, si koalicion do të dalim me lista të përbashkët në të gjitha komunat, detajet dhe emrat konkret të kandidatëve do të zbulohen brenda pak javësh”.
Kur jemi tek zgjedhjet lokale vlen të potencohet se aktualisht në spektrin politik shqiptarë janë dy blloqe, pozita dhe opozita dhe opsioni i tretë është Aleanca e Arben Taravarit e cila doli nga VLEN dhe aktualisht është në bisedime me Frontin Europian.
Mevludin Imeri /SHENJA/