(VIDEO) Gara për Çairin – Osmani intensifikon fushatën, VLEN ende analizon

Fushata në Çair sapo ka marrë zjarr, edhe pse zyrtarisht ende s’ka nisur! Fronti Europian ka nxjerrë në skenë një nga figurat e tijj më të njohura , nënkryetarin e BDI-ssë, Bujar Osmanin, i cili tashmë është zyrtarizuar si kandidat për komunën e Çairit.
Me përvojën e tij si ministër i jashtëm dhe një profil të njohur në skenën politike, Osmani nuk ka humbur kohë. Takime në lagje, bashkëbisedime me qytetarë dhe mesazhe të qarta në terren – para-fushata e tij ka nisur fuqishëm. Ai ka deklaruar se “Çairi ka nevojë për një vizion të ri, modern dhe evropian”.
Se para fushatën Osmani e ka nisur herët e dëshmoi edhe fakti se ai nuk i humbi as 24 orë nga shpallja e kandidaturës së tij. I zgjuar herët në mëngjes, Osmani u shfaq përmes një video-mesazhi në rrjetet sociale, ku iu drejtua qytetarëve me tone pozitive dhe fjalë motivuese, duke dhënë sinjalin se Ai ka deklaruar se “Çairi ka nevojë për një vizion të ri, modern dhe evropian”.. Edhe të nesërmen njejtë veproi.
Ndërkaq, gjatë ditës së enjte Osmani, mbajti edhe një fjalim para qytetarve të Çairit, i cili tha se kjo “Nuk është një garë për pushtet, por është një referendum për të ardhmen europiane dhe për Çairin”.
BUJAR OSMANI, KANDIDATË PËR KOMUNËN E ÇAIRIT 04:16
“Vëllezër dhe motra, unë nuk pretendojë se jam më i mençuri, nuk pretendojë se jam më i zoti, por e di një gjë, se kur i hyjë një beteje, i hyjë me gjithë qenien time, i hyjë me zemrën time dhe hyjë me qindë për qindë përkushtim, për t’i dalë dhe për t’i dhënë rezultate, për atë të cilën kemi marrë betim para njerëzve” .
Duar kryq nuk ka ndejtur as kandidati i BDI për komunën e Tetovës, Bajram Rexhepi, i cili poashtu me anë të videove të plasuara në rrjetet sociale, kërkon besimin e qytetarve të Tetovës, ndërsa thotë se do jetë pranë qytetarve gjithmonë për të sjellë siç tha, zgjidhje të vërteta për problemet e përditshme dhe nevojat reale të qytetit.
Ndërkohë, VLEN ende është në kërkim të kandidatit të duhur. Konsultimet vazhdojnë, por deri më tani asnjë emër konkret nuk është hedhur në tavolinë. Zv/kryeministri, Izet Mexhiti, tha se të ejtën se zyrtarizimi mund të ndodhë brenda ditëve në vijim, ndërsa në opinion qarkullojnë disa emra potencialë, pa konfirmim zyrtar. Nga VLEN nuk kanë munguar as sot kritikat dhe akuzat për Bujar Osmanin.
VLEN
“Bujar Osmani, që duhej të ishte diplomat me interes rajonal për shqiptarët, u bë zëdhënës i Vuçiqit. Në vend që të mbrojë të drejtat dhe interesat e shqiptarëve në Maqedoni dhe në rajon, ai haptazi ka vepruar kundër tyre, si në Kosovë, ashtu edhe në Maqedoninë e Veriut”.
Çairi pritet të jetë një nga betejat më të forta të zgjedhjeve lokale, me simbolikë të lartë politike dhe peshë të madhe elektorale. Fronti ka hedhur gurin e parë, ndërkohë mbetet të shihet si do të përgjigjet VLEN-i.
Samir Mustafa /SHENJA/