(VIDEO) Gara për Çairin, Mexhiti as nuk e mohon as nuk e pohon kandidaturën

(VIDEO) Gara për Çairin, Mexhiti as nuk e mohon as nuk e pohon kandidaturën

Kandidimi i Bujar Osmanit për kryetar komune të Çairit, nën llogon e Frontit Europian, ka bërë që në këtë komunë të jetë garë e nxehtë mes tij dhe kandidatit të VLEN-it, i cili ende nuk dihet se kush do të jetë përball Osmanit, ndonëse situata në terren  është bërë më interesante, pasi zërat në opionin flasin se zv/kryeministri Izet Mexhiti, do t’i  hyjë kësaj gare, dhe do të kërkon mandatin e 4 nga banorët e kësaj zone.

Në lidhje me këtë çështje, Mexhiti, as nuk e mohoi dhe as nuk e pohoi një gjë të tillë. Ai tha se si koalicion janë duke bërë analizat e fundit dhe ditëve në vijim do të dalin me qendrim zyrtarë për të gjitha komunat, duke përfshirë edhe kandidatin e tyre për qytetin e Shkupit.

IZET MEXHITI, ZV/KRYEMINSITËR

“Po bëjmë bisesa, analizat e fundit brenda VLEN-it, besoj se ditëve të vijim, javëve të ardhshme do t’i shpalosim kandidatët në të gjitha komunat, përveç Strugës që e kemi shpalosur”.

Në lidhje me zgjedhjet lokale, ka reagur edhe partia opozitare shqiptare, BDI, e cila vlerëson se zgjedhjet e ardhshme lokale nuk janë thjesht një garë për qeverisjen komunale, ato janë një referendum politik për të ardhmen strategjike të vendit dhe për orientimin e tij drejt familjes evropiane.

BASHKIMI DEMOKRATIK PËR INTEGRIM

“Sot, më shumë se kurrë, është e qartë se beteja për komunat është betejë për shtetin. Raporti më i fundit i miratuar nga Parlamenti Evropian, me shumicën dërrmuese prej 461 eurodeputetësh nga të gjitha grupimet politike, e konfirmon zyrtarisht se Maqedonia e Veriut po ekspozohet gjithnjë e më tepër ndaj ndikimeve destabilizuese të Serbisë dhe Rusisë, pjesë e projektit gjeopolitik të ashtuquajtur ‘Bota Serbe’”.

Sipas Integristëve, çdo votë në këto zgjedhje është një votë për orientimin dhe të ardhmen e vendit. Ndryshe, zv/kryeministri, Izet Mexhiti, tha se koalicionin qeverisës do ta vazhdojnë edhe në zgjedhjet lokale.

Samir Mustafa /SHENJA/

 

MARKETING