(VIDEO) Futja e termit “gjenocidi në Srebrenicë” ngec në Komisionin Parlamentar

(VIDEO) Futja e termit “gjenocidi në Srebrenicë” ngec në Komisionin Parlamentar

Termi, “Gjenocidi në Srebrenicë” duhet të përfshihet në kodin penal, njëjtë siç në të është përfshirë termi i Holokaustit. Ky është propozimi i Lidhjes Demokratike të Boshnjakëve të cilët në Kuvend e kanë dorëzuar përmes deputetëve të Frontit Europian.

Faruk Hasiq nga Lidhja Demokratike e Boshnjakëve thotë se kërkesa e tyre është që veç precizimit si term të dënohen edhe të gjithë ata që e mohojnë gjenocidin mbi popullin boshnjak.

 FARUK HASIQ – Lidhja Demokratike e Boshnjakëve

Pas fjalës Holokaust, kërkuam që të futet termi Gjenocidi në Srebrenicë dhe gjenocide tjera të vërtetuara nga me vendime të plotfuqishme në Gjykatat ndërkombëtare për krime lufte në botë. Edhe Kodi Penal aktual i tillë siç është parasheh përgjegjësi penale për të gjithë ata që e mohojnë gjenocidin, trajtohet vepër penale dhe parashihet dënim me burg prej 1 deri në 3 vjet.

Ai tha se kanë ngritur edhe akuza për zv.kryeministrin Stoilkoviq, megjithatë thotë se të njëjtën nuk e ka pranuar Prokuroria.

FARUK HASIQ  – Lidhja Demokratike e Boshnjakëve

“Është fakt që z. Stoilkoviq në vitin 2024 hapur e ka mohuar gjenocidin në Srebrenicë në faqen zyrtare të tij në Facebook dhe për atë kemi ngritur padi penale, por siç e përmenda edhe më heret edhe kodi penal aktual parasheh dënime dhe masa ndëshkuese kundër personave që mohojnë gjenocidin, kështu që nga kjo përgjegjësi nuk do të mund të iket edhe pse ne në Qershor morëm përgjigje nga Prokuroria që Padia jonë nuk është pranuar dhe është hedhur si e pabazë”

Hasiq shton se vendimin e Prokurorisë e kanë ankimuar.

Por propozimi i Frontit Europian nuk ka marrë mbështetjen nga VMRO-DPMNE dhe VLEN, të cilët, në komisionin parlamentar për Sistem Politik dhe Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive deputetët e dy partive të lartpërmendura sipas deputetit Elmi Aziri, vetëm kanë abstenuar.

Për të konfirmuar këtë dhe për të pyetur se pse përfaqësuesi i VLEN nuk e ka mbështetur këtë propozim, TV Shenja nuk arriti të marrë përgjigje nga deputeti dhe koordinatori i VLEN, Bekim Qoku, i cili është anëtar i këtij komisioni.

Megjithatë se vetëm një deputet ka votuar pro këtij propozimi saktësohet edhe në procesverbalin e seancës së këtij Komisioni. Ndërkohë, pas ngecjes në Komision ky propozim nuk shkon në procedurë të mëtutjeshme parlamentare.

Kujtojmë se në vitin 2024 në organizatën e Kombeve të Bashkuara, Maqedonia e Veriut ishte ko-sponzor i rezolutës për gjenocidin serb në Srebrenicë e cila më pas u miratua edhe në vendin tonë.

Mevludin Imeri /SHENJA/

 

MARKETING