(VIDEO) Fronti Evropian: Anëtarët e Komitetit Parlamentar u zgjodhën tinëzisht

(VIDEO) Fronti Evropian: Anëtarët e Komitetit Parlamentar u zgjodhën tinëzisht

Anëtarët e Komitetit për marrëdhënie ndërmjet bashkësive u zgjodhën në mënyrë tinëzare, deklarojnë nga Fronti Europian. Deputetja Arbana Pasholli, e cila ka folur në emër Frontit, ka theksuar se Komisioni për Çështje të Zgjedhjeve dhe Emërimeve ka zgjodhur anëtarët e Komitetit për marrëdhënie ndërmjet bashkësive në mënyrë kontrabanduese dhe tinëzare, pa pjesëmarrjen e deputetëve të Frontit Europian dhe pa debat.

ARBANA PASHOLLI,DEPUTETE E FRONTIT EUROPIAN

Nga frika se po kthehen deputet e Frontit, diskutimi i tyre përfundoi për më pak se tre minuta. Kështu që një trup i përhershëm i kuvendit, siç është Komiteti për marrëdhënie ndërmjet bashkësive, puna e të cilit bazohet në ligj dhe i cili duhet të garantojë për përfaqësimin e drejtë të komuniteteve të përfaqësuara zgjidhet në mënyrë tinzare, duke na e mohuar të drejtën e fjalës”.

Pasholli tha se ka kërkuar pauz, pasi siç tha, materiali iu është dorëzuar vetëm në gjuhën maqedonase. Deputetja tha se Fronti Europian, përveç që mban legjitimitetin e votës shqiptare, duke pasur numrin më të madh të deputetëve shqiptarë në kuvend, Pasholli tha se kanë edhe deputet të komunitetit turq, ajo tha se shprehin shqetësimin përse nuk u respektua Ligji për marrëdhënie ndërmjet bashkësive, i cili i garanton Frontit Europian edhe përfaqësuesin edhe të komunitetit turk.

Samir Mustafa /SHENJA/

MARKETING