(VIDEO) Fronti Europian dorëzoi në Kuvend propozim-ligjin për jurisprudencën në shqip

(VIDEO) Fronti Europian dorëzoi në Kuvend propozim-ligjin për jurisprudencën në shqip

Vendimi i ministrisë së drejtësisë e udhëhequr nga zotëri Igor Fillkov për të refuzuar zyrtarisht peticionin e studentëve dhe për të lejuar zhvillimin e provimit të jurisprudencës ekskluzivisht në gjuhën maqedonase përbën një hap serioz prapa në respektimin e të drejtave kolektive të shqipëtarëve dhe krijon një pengesë të drejtëpërdrejtë për përfaqësimin e barabartë në sistemin gjyqësor”, kështu tha Rina Ajdari nga Bashkimi Demokratik për Integrim në lidhje me peticionin e studentëve shqiptar për provim të jurisorudencës në gjuhën shqipe. Ajdari thotë se ky peticion në vend që trajtohej si përgjegjësi institucionale e kuvendit u përcoll nga kryetari i kuvendit tek ministria e drejtësisë duke shmangur kështu përgjegjësinë për gjetjen e një zgjedhje konkrete.

Rina Ajdari, Deputete e FE-së

Arsyetimet e ministrisë të ndërtuara mbi interpretime selektive të legjislacionit dhe mbi një hierarki të njëanshme juridike bie ndesh me frymën e kushtetutës, me ligjin për përdorimin e gjuhëve si dhe me standartet europiane të barazisë dhe mosdiskriminimit. Ky vendim prodhon pasoja të drejtëpërdrejta politike, shoqërore dhe institucionale duke e shëndruar gjuhën në filtra për ushtrimin e profesionit të juristit dhe duke e kufizuar avancimin e kuadrove shqipëtare në sistemin e drejtësisë”.

Tutje ajo thotë se që nga dita e parë kanë shprehur mbështetje për studentën dhe se kërkojnë respektimin e barazisë gjuhësore dhe kushtetuese në sistemin e drejtësisë. Ndaj ajo thotë se si grup parlamentar kanë dorëzuar në procedurë disa ligje.

Rina Ajdari, Deputete e FE-së

Kjo përgaditje dëshmohet përmes çertifikatës së fituar me dhënien e këtij provimi, për këtë arsye ne si grup parlamentar sot, kemi dorëzuar në procedurë propozim ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për provimin e jurisprudencës me kërkesë që provimi të zhvillohet edhe në gjuhën shqipe, propozim ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për noterinë si dhe propozim ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për mbarim”.

Ajo vlerëson se çdo përpjekje për relativizimin e statusit të gjuhës shqipe përbën shkelje të marveshjeve politike që kanë garantuar stabilitetin ndëretnik dhe orientimin europian të shtetit.

Kujtojmë se, 358 studentë shqiptar të fakulteteve juridike nga Universiteti Shtetëror i Tetovës, Universiteti Evropës Juglindore dhe Universiteti Nënë Tereza në Shkup, nënshkruan një peticion përmes të cilit i janë drejtuar kryetarit të kuvendit duke kërkuar që të ju mundësohet dhënia e provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe. Peticioni u refuzua nga Ministria e Drejtësisë.

Anida Murati /SHENJA/

MARKETING