(VIDEO) “Freedom House”: RMV pjesërisht e lirë, nuk ka progres

(VIDEO) “Freedom House”: RMV pjesërisht e lirë, nuk ka progres

Sipas Raportit të fundit vjetor të organizatës “Freedom House”, e cila monitoron gjendjen e demokracisë në mbarë botën, Maqedonia e Veriut është edhe një herë shtet pjesërisht i lirë dhe nuk ka ndryshim në pozicionin e saj në krahasim me vitin e kaluar. Në raport thuhet se vendi vazhdon të luftojë me korrupsionin dhe ndërkohë që media dhe shoqëria civile marrin pjesë në një diskurs publik të gjallë, ndërsa gazetarët dhe aktivistët përballen me presion dhe frikësim. Maqedonia e Veriut, ashtu si vitin e kaluar, ka 67 nga 100 pikë. Organizata me bazë në Uashington përdor një sistem zero deri në njëqind pikë për matje, duke renditur vendet në mbarë botën si të lira, pjesërisht të lira dhe jo të lira.

FREEDOM HOUSE

Nga vendet e rajonit më të gjerë, Sllovenia qëndron më së miri me një indeks prej 96. Në grupin e vendeve të lira është edhe Greqia (85), Kroacia (82), dhe Bullgaria (77). Në kategorinë pjesërisht të lirë, janë Mali i Zi (69), Shqipëria (68), Kosova (60), Serbia (56) dhe Bosnje e Hercegovina (52)”.

Fridom haus” në raport vlerëson se liritë në mbarë botën vitin e kaluar kanë rënë, derisa regjimet autoritare kanë forcuar kontrollin e tyre, por sipas tyre, ka përparim të rëndësishëm në Azinë Jugore.

Raporti gjithashtu thekson trendet globale, siç është rënia e lirisë për 19 vitet e fundit, me një fokus të veçantë në vitin 2024, i cili ka qenë veçanërisht i pasigurt për shkak të numrit të madh të zgjedhjeve në mbarë botën. Shembujt e përparimit, siç është Butani, i cili ka konsoliduar demokracinë e tij, dhe Senegali, i cili ka mbrojtur procesin demokratik me sukses, japin shpresë se, edhe në kushte sfiduese, mund të ketë progres në fushën e lirive politike dhe civile.

Samir Mustafa /SHENJA/

MARKETING