(VIDEO) Formohet komision anketues për skandalin në onkologji

(VIDEO) Formohet komision anketues për skandalin në onkologji

Me 82 vota pro deputetët sot morrën vendimin për ngritjen e komisionit anketues për skandalin në  Klinikën Universitare për Radioterapi dhe Onkologji. Propozimi i dorëzuar nga deputetët e VMRO-DPMNE-së u mbështet nga shumica e deputetëve të pranishëm. Deputeti Petar Risteski nga VMRO-DPMNE tha se rasti i keqpërdorimit të terapisë në Klinikën e Onkologjisë duhet të zbardhet.

PETAR RISTESKI, DEPUTET

“Ngritja e një komisioni anketues duhet të analizojë të gjitha dokumentet e Klinikës Universitare për Radioterapinë dhe Onkologjinë për të përcaktuar përgjegjësinë politike të funksionerëve qeveritarë dhe zyrtarëve shëndetësorë në lidhje me këtë aferë”.

Edhe deputetët e LSDM-së e kanë përkrahur vendimin për formimin e Komisionit anketues për skandalin e onkologjisë, i cili sipas deputetit Nenad Kociq duhet të konstatojë nëse ka përgjegjësi politike, si dhe mbështet pacientët që kërkojnë që rregullisht të marrin terapinë e duhur.

NENAD KOCIÇ

“Nëse ka keqkuptime, ato duhet të regjistrohen me emër dhe mbiemër dhe të bëhen publike. Unë nuk e përkrah këtë skandal të cilën disa parti më të vogla politike u përpoqën ta rrënojnë gjithë sistemin shëndetësor”.

Edhe partitë tjera përkrahën formimin e komisionit anketues për skandalin në klinikën onkologjike.

Medina Ajeti Ali /SHENJA/

MARKETING