(VIDEO) Formimi i Qeverisë së re, sot nuk ka bisedime mes VLEN-it dhe VMRO-së

(VIDEO) Formimi i Qeverisë së re, sot nuk ka bisedime mes VLEN-it dhe VMRO-së

As sot nuk janë mbajtur takimet e punës mes VMRO-DPMNE-së dhe koalicionit VLEN për Qeverinë e re, edhe pse paralajmërimet ishin që të nisnin nga e hëna. Nga koalicioni VLEN për TV SHENJA, kanë njoftuar se pritet që të caktohet nga një përfaqësues prej partive të koalicionit e që do jenë pjesë e grupit punues, fillimisht për të përputhur programet zgjedhore dhe më pas për të arritur edhe marrëveshje përfundimtare për formimin e qeverisë së re.

VLEN

Për momentin pritet të caktohet nga një përfaqësues prej partive të koalicionit po ashtu edhe nga VMRO-DPMNE dhe më pas të bisedohet për përputhjen e programeve. Gjithsesi pritet që në ditët në vazhdim të mbahen takimet e punës dhe të arrihet marrëveshja për qeverinë e re”.

Kujtojmë se të shtunën ishte takimi i parë mes dy koalicioneve, ndërsa u deklarua se gjërat për formimin e qeverisë së re po ecin në drejtimin e duhur.

Dje u mbajt seanca për inaugurimin e presidentes së re në Kuvend, pas së cilës edhe zyrtarisht filloi mandati i saj pesëvjeçar. Pasi të përfundoj pjesa e ankesave të partive për rezultatet zgjedhore dhe të certifikohen zgjedhjet, presidentja duhet ta ndaj mandatin e ri, mandatarit që ka mbledhur më shumë vota, që në këtë rast është VMRO-DPMNE dhe kryetari Hristijan Mickoski. Ai nga dita që do ta marrë mandatin ka afat 20 ditor, për ta caktuar përbërjen e re qeveritrare. Mickoski ka thënë se për formimin e Qeverisë do të takohet me të gjitha partitë.

Emine Ismaili /SHENJA/

MARKETING