(VIDEO) Fondi hodhi poshtë kërkesën për mjete – 155 infermiere në Tetovë mbetën pa punë, nuk u jepet vendimi

Spitali i Tetovës mbeten me më pak se 155 të punsuar, pasi më 14 korrik, Fondi i Sigurimit Shëndetësor ka dhënë mendim negativ për sigurimin e mjeteve financiare në kërkesën e Ministrisë së Shëndetësisë për punësimin e 155 punonjësve në Spitalin e Tetovës, shumica e të cilëve janë motra medicinale të cilat punojnë me kontrata në vepër me vite. Ky vendim, ka shkaktuar reagime të shumta në opinionin publik dhe politik. Partitë politike shqiptare opozitare kanë reaguar ashpër, duke e quajtur vendimin të motivuar politikisht dhe si një formë diskriminimi ndaj punonjësve të Spitalit të Tetovës. Sipas BDI-së, një vendim i tillë është jo vetëm i padrejtë dhe politikisht i motivuar, por bart në vete edhe elemente të diskriminimit të hapur etnik dhe gjinor.
BASHKIMI DEMOKRATIK PËR INTEGRIM
“BDI shpreh indinjatën dhe shqetësimin më të thellë për vendimin e Qeverisë aktuale VMRO-VLEN për mosdhënien e pëlqimit për marrëdhënie të përhershme pune për 155 motra medicinale në Spitalin Klinik të Tetovës, gra profesioniste, nëna dhe shtylla të qindra familjeve, të cilat me vite të tëra shërbyen me përkushtim ndaj pacientëve dhe sistemit shëndetësor të vendit”.
Më të butë në reagim, nuk janë treguar as nga Aleanca për Shqiptarët e Arben Taravarit. Për këtë, ata fajsojnë drejtpërdrejt ministrin Azir Aliun dhe koaliconin VLEN.
ALEANCA PËR SHQIPTARËT
“Nëse Ministri i Shëndetësisë nuk është në gjendje as të bindë Fondin për të përkrahur një vendim që vetë e ka iniciuar, atëherë është e qartë, Aliu nuk është ministër, por një spektator i paaftë në një sistem që i përjashton shqiptarët. E njëjta gjë vlen edhe për VLEN, nëse nuk mund të sigurojë të drejtat më elementare të profesionistëve shqiptarë në institucionet publike, atëherë e ka humbur të drejtën morale për të përfaqësuar këtë popull”.
Kujtojmë, se Ministri i sapo emëruar i Shëndetësisë, Azir Aliu, vizitoi Spitalin Klinik të Tetovës më 17 qershor 2025, në atë që u përshkrua si një takim informues dhe bisedë direkte me stafin dhe drejtues të spitalit, ku pas takimit, Aliu deklaroi publikisht se çështja e punonjësve me kontrata të përkohshme do të zgjidhet brenda një muaji.
Ndryshe, të punsuarit në Spitalit e Tetovës kanë protestuar disa herë, ku arsya kryesorja ka qen pikërishtë kjo, të marrin vendime në punën e tyre që e bëjnë me vite.
Samir Mustafa /SHENJA/