(VIDEO) Filluan hetimet për objektin e djegur në Çair

(VIDEO) Filluan hetimet për objektin e djegur në Çair

Prokuroria Themelore Publike Shkup dhe ekipet policore kanë filluar hetimet në ndërtesën e djegur në Çair, në rrugën “Prohor Pçinjski” tashmë pas 9 ditëve që nga shpërthimi i zjarrit. Ministria e Brendshme dhe Prokuroria njoftuan se qasja në objekt kontrollohet rreptësisht si dhe fillimisht në prani të qiramarrësve bëhet inventarizimi i objekteve dhe dëmtimi i njësive të banimit.

Nga prokuroria informuan se “Dhomat e bodrumit, nga ku sipas informacioneve fillestare ka rënë zjarri, po sigurohet ende për qasje dhe ekzaminim të shkaqeve”. Ndërsa theksojnë se kohëzgjatja e veprimeve hetimore në terren do të varet nga koha e nevojshme për mbledhjen e të gjitha provave.

Gjithashtu edhe banorët të cilët i posedonin apartamentet mjaft të mërzitur dhe me brengosje po merrnin gjërat e tyre nga brenda të cilat kishin ngelur pa i kapluar zjarri.

Kujtojmë që kjo fatkeqësi ndodhi më 2 tetor në rrugën “Prohor Pçinjski” në Çair nga ku fillimisht zjarri rra në bodrumin e ndërtesës. Zjarri ishte aktiv për më shumë se 30 orë ndhe për shuarjen e tij ndërhynë 20 zjarrfikës me shtatë makina zjarrfikëse. Për shkak të thithjes së shumtë të tymit mbi 40 persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore mes të cilëve 12 fëmijë të moshës nga pesë muaj deri në 11 vjeç.

Anida Murati /SHENJA/

MARKETING