(VIDEO) Filkov: Pesë ligjet e para reformuese do të miratohen këtë muaj

Janë 22 ligje reformuese në procedurë përfundimtare ose në proces e sipër, 13 prej të cilave burojnë drejtpërdrejtë nga Agjenda e Reformave. Të gjitha ato mbartin një mesazh të qartë: gjyqësori duhet të jetë i lirë nga presioni politik dhe institucional, me garanci për pavarësi, profesionalizëm dhe llogaridhënie, tha ministri i drejtësisë Igor Filkov. Filkov bëri të ditur se ministria e drejtësisë po bën përpjekje që 5 nga 8 ligjet nga pakoja e parë e ligjeve nga Agjenda e Reformave me afat deri në qershor të 2025 të futen në procedurë parlamentare më së voni deri më datë 23 qershor. Ai tha se shumica e ligjeve janë paraqitur dhe janë në procedurë qeveritare ndërsa 3 nga ligjet kërkojnë shumicën e Badenterit.
MARKETING
IGOR FILKOV, MINISTËR I DREJTËSISË
“Në pakon prej tetë ligjesh me afat për miratim deri në qershor të këtij viti, katër janë dorëzuar në Qeveri dhe janë në procedurë të shkurtuar. Bëhet fjalë për Ligjin për Pagat e Gjykatësve, Ligjin për Pagat e Prokurorëve Publikë, Ligjin për Pagat e Anëtarëve të Këshillit Gjyqësor dhe Ligjin për Pagat e Anëtarëve të Këshillit të Prokurorisë Publike”.
Filkov tha se ligje të tjera mbi të cilat po punon Ministria përfshijnë Ligjin për Gjykatat, Ligjin për Kundërvajtjet, si pjesë e projektit “Qytet i Sigurtë” etj. “Reformat nuk janë deklarata, ato janë veprime. Ne nuk miratojmë ligje me nxitim në interes të individëve, familjeve të caktuara ose grupeve të interesit. Ligjet u përgatitën përmes analizave serioze, konsultimeve me ekspertë, sektorin joqeveritar, publikun profesional dhe harmonizimit me standardet ndërkombëtare”, tha Filkov.
Medina Ajeti Ali /SHENJA/