(VIDEO) Filipçe: VMRO e bëri hapin e parë për kontrollin e plotë të gjyqësorit

(VIDEO) Filipçe: VMRO e bëri hapin e parë për kontrollin e plotë të gjyqësorit

Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe, në konferencën e mbajtur për media me rastin e gjashtë mujorit të Qeverisë, ka drejtuar akuza të ashpra ndaj VMRO – DPMNE për kapje të shtetit, madje duke thënë se, partizimi i institucioneve shtetërore, po merr përmasa epidemike. Ai tha se, kjo tentativë sistematike për kapje të plotë partiake të shtetit pasqyrohet edhe në njoftimin për shpërbërjen e Këshillit Gjyqësor, që sipas LSDM-së është goditje e drejtpërdrejtë për demokracinë.

Venko Filipçe, Kryetar i LSDM-së

Që nga hapat e parë të kësaj Qeverie, unë paralajmërova se, VMRO – MPBO po kthehet. Por, paralajmërim i i mbrëmshëm se Qeveria planifikon të shpërbëjë Këshillin Gjyqësor, përkatësisht të shkarkojë pesë anëtare, është një hap drejt kontrollit të plotë ndaj gjyqësorit. LSDM nuk do ta lejojë këtë. kjo do të nënkuptojë shkelje të demokracisë dhe kthim në kohërat e errëta të përndjekjes politike”.

Ai tha se, ky hap i Qeverisë, është në kundërshtim të plotë me reformat për planin e rritjes që i nënshkroi kryeministri Hristijan Mickoski para disa muajve në Bruksel.

Venko Filipçe, Kryetar i LSDM-së

Me këtë, reformat do të hudhen në deponi dhe do të hyjë në fuqi kontroll i plotë dhe partizim i gjyqësorit. E alarmojë gjithë opinionin e Maqedonisë dhe atë ndërkombëtar se kjo nuk duhet të lejohet. LSDM do të kundërshtojë ashpër këtë dhe do të bëjë gjithçka që të mos vijë deri në këtë uzurpim të pushtetit gjyqësor nga ana e VMRO – DPMNE-së”.

Kryeministri Hristijan Mickoski dje paralajmëroi se pas festave, Qeveria do të ndërmarrë aktivitete për shpërbërjen e këshillit gjyqësor dhe Këshillit të Prokurorëve. Përkatësisht pas festave, do të inicohet procedurë në Kuvend për interpelancë ndaj anëtarëve të Këshillit Gjyqësor që janë zgjedhur nga deputetët.

Teuta Buçi /SHENJA/

MARKETING