(VIDEO) Filipçe: Qeveria është vonuar në marrjen e masave

(VIDEO) Filipçe: Qeveria është vonuar në marrjen e masave

MARKETING

Kryetari i LSDM-së Venko Filipçe, vlerëson se Qeveria është vonuar në marrjen e masave për të zbutur krizën ekonomike dhe financiare. Ai thotë se masat të cilat i paralajmëroi sot Mickoski janë pjesë e masave të cilat i ka propozuar LSDM-ja më herët. Mirëpo, vonesën e ndërmarrjes së masave, u shpreh Filipçe, tashmë e kanë paguar qytetarët.

MARKETING

Sample Image

Venko Filipçe, kryetar i LSDM-së

Mirëpo, këto janë vetëm një pjesë e masave që ne i kemi prezantuar, që tek do të rishikohen në seancë qeveritare. Kryeministri nuk ka guxim të pranoj se masat tona janë të mira dhe duhej që atëherë, kur i kemi prezantuar, të implementohen, për shkak që atëherë këto masa do të jepnin efektin e vërtetë, gjegjësisht nuk do të fillonte spiralja e rritjes së të gjitha çmimeve si rezultat i rritjes së derivateve”.

Kështu ai krahasoi çmimet e disa produkteve bazë para rritjes së çmimeve të derivateve dhe tani.

Venko Filipçe, kryetar i LSDM-së

Para krizës, buka e bardhë 500 gram ishte 34, kurse tani është 47.5 denarë në disa markete. Vaji nga 77.5 në 110 denarë. Vezët nga 220 në 290 denarë, mielli nga 40 në 52.5 denarë, qumshti me 3.2% yndyrë nga 67.5 në 82.5 denarë. Rritje drastike të çmimeve ka edhe te frutat dhe perimet. Domatet nga 130 në 235 denarë, molla nga 45 në 70 denarë”.

Ai shtoi se kriza do të vazhdoj dhe efektet më të këqija tek do të vijnë.

Emine Ismaili Luzha /SHENJA/

MARKETING