(VIDEO) Filipçe: Qeveria e VMRO-DPMNE-së planifikon t’i fusë qytetarët në borxhe 500 milionë euro

(VIDEO) Filipçe: Qeveria e VMRO-DPMNE-së planifikon t’i fusë qytetarët në borxhe 500 milionë euro

Çmimi që paguajmë për këtë gjysmë miliardi është 0.1 % për kredinë, por është 0.04 %, për shërbimet ligjore. Këtë e ka deklaruar kryeministri Hristijan Mickoski, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve për provizionin që do të merret për kredinë hungareze. “Kam bërë një analizë se sa provizion ka paguar qeveria e LSDM-së dhe BDI-së në periudhën kur ka marrë hua përmes emetimit të boneve shtetërore në tregun ndërkombëtar, dhe ai provizion që ata paguan varion nga 12 deri në 20 herë më shumë se sa paguajmë ne tani si shërbime avokatie për këto 500 milionë”, tha Mickoski.

HRISTIJAN MICKOSKI, KRYEMINISTËR

Mora informacion se sot kryetarja e Komisionit për financim dhe buxhet nuk do ta vendos këtë pikë në rendin e ditës të Komisionit, gjegjësisht Sanja Lukarevska, ky është qëndrimi i LSDM-së. Rregullorja e procedurës është e qartë dhe ka një periudhë kur duhet vendosur kjo pikë, nëse nuk vihet, çfarë bëhet etj. Dhe kjo do të bëhet. Opozita, supozoj se e majta, BDI-ja dhe LSDM-ja do të mundohen edhe ta pengojnë punën e Komisionit në mënyrë jodemokratike. Por detyra jonë është të ruajmë dinjitetin e institucionit dhe të sigurojmë fonde zhvillimi për kompanitë dhe komunat”.

Kryetari I LSDM-së Venko Filipçe lidhur me këtë kredi sot tha se ligji i propozuar, i cili tashmë është në procedurë parlamentare me procedurë të shkurtuar dhe me të cilin Qeveria e VMRO-DPMNE-së planifikon t’i detyrojë qytetarët 500 milionë euro Bankës Hungareze të Eksport-Importit, është vendim i paprecedentë.

VENKO FILIPÇE, KRYETAR I LSDM-SË

Me miratimin e këtij ligji pas një procedure të shkurtuar, Qeveria po përpiqet t’i privojë publikun dhe qytetarët nga mundësia që të shqyrtojnë në detaje se çfarë fshihet pas këtij huamarrjeje. VMRO-DPMNE ka kufizuar të drejtën për debat dhe përfshirjen e opinionit ekspert në procesin e miratimit të ligjit. Kjo tregon qartë konkluzionin se qeveria ka shumë për të fshehur në këtë ligj. Të gjitha këto veprime konfirmojnë qëndrimin që kemi shprehur unë dhe LSDM-ja – se ky huazim është korruptiv dhe e fut shtetin në borxh dhe peng politik të Hungarisë”.

Ai shtoi se vetë ligji i propozuar është plot me mungesa logjike, paqartësi dhe shumë të panjohura dhe se duhet të jetë objekt i një diskutimi të gjerë publik dhe përcaktimit të saktë të çdo detaji të kontratës dhe çdo qindarke që qytetarët do të paguajnë si kamatë.

Medina Ajeti Ali /SHENJA/

 

MARKETING