(VIDEO) Filipçe: Mickoski dështoi të përmbushë premtimet

(VIDEO) Filipçe: Mickoski dështoi të përmbushë premtimet

Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe, ka kritikuar ashpër qeverinë e drejtuar nga VMRO-DPMNE, duke i akuzuar për dështime në të gjitha fushat dhe për mashtrime ndaj qytetarëve. Në aspektin ndërkombëtar ai akuzoi qeverinë për dështim në përmbushjen e premtimeve lidhur me marrëdhëniet me Bullgarinë dhe procesin e negociatave me BE-në. Duke folur sot për artikujt në mediat britanike, i bëri thirrje ministrit të Jashtëm, Timço Mucinski, të përgjigjet nëse po diskutohet për sjelljen e migrantëve në Maqedoni.

VENKO FILIPÇE, LIDER I LSDM-SË

E lexova tekstin, e pashë në media. Qeveria duhet të dalë dhe ta thotë shumë seriozisht se po diskutojnë ose po negociojnë një gjë të tillë. Duke pasur parasysh spekulimet dhe artikujt në shumë revista serioze politike botërore, Ministri Timcho Mucinski duhet të tregojë nëse po diskutojnë për sjelljen e migrantëve në vendin tonë”

Filipçe pyeti VMRO-në nëse ndërtimi i kampeve të emigrantëve të përmendura në media ka ndonjë lidhje me kredinë prej 7 miliardë eurosh që qeveria mori disa muaj më parë.

Medina Ajeti Ali /SHENJA/

MARKETING