(VIDEO) Filipçe: Konfirmohet helmimi në Trubarevë, kërkon dorëheqje dhe hetim

(VIDEO) Filipçe: Konfirmohet helmimi në Trubarevë, kërkon dorëheqje dhe hetim

Qeveria e VMRO-DPMNE-së gënjeu se ajri në Trubarevë nuk është i ndotur, vonoi me reagimin dhe nuk mori asnjë masë urgjente për mbrojtjen e qytetarëve, përfshirë edhe evakuimin”. Kështu deklaroi sot kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe duke shtuar se për këto gënjeshtra dhe lëshime, pushteti është drejtpërdrejt përgjegjës për helmimin e njerëzve në Trubarevë dhe vendbanimet përreth.

VENKO FILIPÇE, KRYETAR I LSDM-SË

Të dhënat zyrtare, të cilat u publikuan gjashtë ditë pas zjarrit, tregojnë shifra alarmante: 12 herë mbi nivelin e lejuar të kadmiumit në ajër (59,1 ng/m³ kundrejt 5 të lejuara), vlera të rritura të arsenit dhe plumbit. Ky është ajri që kanë thithur fëmijët tanë”.

Filipçe e quajti pushtetin aktual frikacak dhe të papërgjegjshëm, duke thënë se qytetarët janë në rrezik të vazhdueshëm. Ai kërkoi dorëheqje të menjëhershme nga ministri i Brendshëm, ministri i Shëndetësisë dhe drejtori i Qendrës për Menaxhim me Kriza. Po ashtu kreu I LSDM-së kërkoj që Prokuroria të hapë hetim dhe të mbajnë përgjegjësi të gjithë ata që, përmes mosveprimit të tyre, lejuan të rrezikohej jeta dhe shëndeti i njerëzve. /SHENJA/

MARKETING