(VIDEO) Filipçe: Koalicioni qeveritar është në fazën e shpërbërjes

(VIDEO) Filipçe: Koalicioni qeveritar është në fazën e shpërbërjes

Lideri i LSDM-së Venko Filipçe thotë se koalicioni qeveritar praktikisht po shpërbëhet, ku në më pak se një vit partnerët e koalicionet po e braktisin atë. I pyetur lidhur me takimin e tij me Arben Taravarin, ai tha se takimin do ta realizojnë brenda kësaj jave. Filipçe e kritikoi Qeverinë edhe për gjendjen aktuale ekonomike.

MARKETING

VENKO FILIPÇE, KRYETAR I LSDM-SË

“Dëshmia më e mirë e asaj që po ndodh në koalicionin qeveritar dhe asaj që po ndodh në vend në përgjithësi është se koalicioni qeveritar praktikisht po shpërbëhet. Më pak se një vit pas formimit të tij, partnerët e koalicionit po largohen. Taravari ishte një faktor kyç nga blloku shqiptar që iu bashkua kësaj qeverie”.

Duke iu referuar deklaratave të kryeministrit Hirstijan Mickoski se LSDM në zgjedhjet lokale nuk do të fitojë asnjë komunë, tha se VMRO nuk është e vetëdijshme për zemërimin dhe revoltën e qytetarëve të cilët do ta shfaqin në zgjedhjet e ardhshme.

VENKO FILIPÇE, KRYETAR I LSDM-SË

Kupola e qeverisë në të cilën gjendet, po bëhet gjithnjë e më e ngushtë. Ata nuk janë të vetëdijshëm për revoltën dhe zemërimin që ndjejnë njerëzit për shkak të shumë gjërave, për shkak të pagave, shpenzimeve, presionit që u bëjnë kompanive, revoltës që po përhapet në rrugë pas tragjedisë në Koçan ku vdiqën 62 fëmijë etj”.

Se cili do të jetë rezultati i zgjedhjeve lokale, qytetarët mund ta thonë dhe do ta thonë se a duan të jetojnë në një vend si ky, në periferi të Europës, thellësisht të zhytur në borxhe, apo në një vend europian me prosperitet ”, theksoi Filipçe.

Medina Ajeti Ali /SHENJA/

 

MARKETING