(VIDEO) Filipçe kërkon që të diskutohet për të dhënat e “Safe City”
Lideri i opozitës maqedonase Venko Filipçe ka kërkoi debat më të detajuar në Kuvend për sistemin Safe City. Ai tha se parimisht mbështesin ligjet për sigurinë në trafik, me të cilin ulet rreziku i fatkeqësive dhe aksidenteve, por së pari duhet që të ketë debat në Kuvend për lartësinë e dënimëve si dhe për të dhënat që mblidhen nga sistemi i Safe City.
Venko Filipçe, LSDM
“Fillimisht në kontekstin aktual, ndërsa ajo është pozita ekonomike, gjendja në shtet , standardi i qytetarëve, duhet të flitet për lartësinë e dënimeve. Dhe e dyta, një çështje po ashtu e rëndësishme çka dhe kush i kontrollon sasinë e jashtëzakonshme të të dhënave që i mbledh sistemi safe city. Bëhet fjalë për qeverisje aktuale të DPMNE, që ka histori të keqpërdorimit të shërbimeve të sigurisë, përcjellje, përgjim të një numër të jashtëzakonshëm të qytetarëve. Nuk jemi rehat që ajo pjesë të kalojë ashtu pa diskutim, dyshojmë se mund t’i keqpërdorim ato të dhëna”.
I pyetur nëse është e pranueshme për LSDM-ne që të hiqet qeveria teknike pas zgjedhjeve të ardhshme, duke pasur parasysh se nuk mori pjesë në takimin e liderëve për këtë çështje, Filipçe tha se kanë arsye të besojnë se VMRO – DPMNE nuk do të jetë në gjendje të organizojë zgjedhje demokratike.
Venko Filipçe, LSDM
“Pushteti i ka sjelljet e njëjta që sollën në inicimin e vendosjes së kësaj pjese që quhet qeveria e Përzhinës. Do t’i keqpërdorin të gjitha institucionet, presion përmes policisë, presion përmes shërbimeve sociale, keqpërdorime në bujqësi, çfarë duhet të shohim më tepër prej kësaj që ta dimë se dikush prej opozitës duhet të bëjë kontroll”.
Kujtojmë se, të mërkurën kryeministri Hrtistijan Mickoski mbajti një takim me liderët e partive politike në vend. Megjithatë, Filipçe nuk iu përgjigj ftesës për të shkuar në takim.
Teuta Buçi /SHENJA/

