(VIDEO) Filipçe: Kërkesat e punëtorëve për rritje page jaën legjitime

(VIDEO) Filipçe: Kërkesat e punëtorëve për rritje page jaën legjitime

“Kërkesat e punëtorëve janë legjitime, njerëzit nuk ia dalin dot mbanë. As dy dhe as tre paga nuk mjaftojnë për shportën sindikale.” Kjo u theksua sot nga kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe, në një intervistë për Radion Evropa e Lirë.  Ai dha një pasqyrë të rritjes së çmimeve duke theksuar se një e treta shkon për ushqim, pije, energjia elektrike është më e shtrenjtë dhe faturat po rriten kudo nga kryetarët e komunave të VMRO-DPMNE-së.

Venko Filipçe, kryetari i LSDM-së

“Këto janë nevojat reale të punëtorëve. Kjo qeveri nuk mund të mbyllë sytë dhe thjesht t’i injorojë ato ndërsa kryeministri thotë se sa energji elektrike do të konsumohet në rajon në njëqind vitet e ardhshme”.

Filipçe theksoi se politikat e qeverisë janë hipokrite sepse tani kanë mekanizma dhe mundësi për të rritur pagat. Ai theksoi se paga minimale ishte 150 euro, dhe gjatë kohës së LSDM-së u rrit në 400 euro, me një sistem në të cilin do të arrinte në 500 euro. Filipçe bëri kritika serioze për punën e qeverisë aktuale, duke theksuar se vendi po lëviz në drejtimin e gabuar, me probleme të thella sistemike, praktika kriminale dhe izolim të rrezikshëm ndërkombëtar.

Venko Filipçe, kryetari i LSDM-së

“Shteti nuk po shkon në drejtimin e duhur, izolimi në të cilin kjo qeveri po na detyron, tenderët kriminalë, procedurat që ata organizojnë për popullin e tyre. Nuk ka politika të mira për qytetarët”.

Ai po ashtu vuri në dukje rreziqet serioze të sigurisë, politikës dhe ekonomisë, duke theksuar, siç tha ai, lidhjet e dyshimta ndërkombëtare dhe flukset financiare jotransparente. Filipçe tha se lidhjet me Putinin që janë të dukshme në nivelin e Zëvendëskryeministrit të Qeverisë, hyrja e kapitalit të dyshimtë nga Serbia, si dhe margjinalizimi i shtetit nga të gjitha institucionet ndërkombëtarez  tregon se shteti nuk po shkon në drejtimin e duhur.  Ai paralajmëroi se vendi po përballet me një krizë serioze të brendshme dhe të jashtme, e cila, sipas tij do të thellohet më tej.

Anida Murati /SHENJA/

MARKETING