(VIDEO) Filipçe akuzon qeverinë për pagat, Mickoski: Paga më të larta do të ketë atëherë kur do të ketë bazë

(VIDEO) Filipçe akuzon qeverinë për pagat, Mickoski: Paga më të larta do të ketë atëherë kur do të ketë bazë

Vazhdojnë përplasjet në mes qeverisë dhe opozitës lidhur me buxhetin e shtetit. Kryetari i LSDM-së Venko Filipqe në konferencën e sotme për media tha se qeveria e LSDM-së në krizën më të madhe shëndetësore dhe ekonomike ka mundur t’i rrisë pagat, ndërsa Hristijan Mickoski dhe Qeveria e tij vetëm po tregojnë se sa të paaftë janë, sepse nuk mund të përballen me sfidat. Ai theksoi se politizimi i kërkesave të Sindikatës nga Mickoski është fyerje jo vetëm për sindikatat por edhe për të gjithë punëtorët në RMV.

VENKO FILIPÇE, KRYETAR I LSDM-SË

“Mendoj se është një përpjekje për të defokusuar vëmendjen e qytetarëve dhe publikut nga skandalet vërtet të mëdha që ndodhën që në fillim të punës së qeverisë, do të thoja një paaftësi e tmerrshme e Mickoskit për t’u përballur me të gjitha sfidat. . Nëse Qeveria e LSDM-së do të mund të gjente para në krizat më të mëdha në krizën e Covid-it, krizën energjetike në fillim dhe gjatë luftës në Ukrainë, me të vërtetë mendoj se janë përalla për fëmijët e vegjël ose një justifikim për të thënë se nuk ka para në buxhet”.

I pyetur lidhur me deklaratën e Filipçes Mickoski tha se ato janë vazhdimi i të gjitha politikave të vjetra të LSDM-së si spitalet modulare, keqpërdorimet në shëndetësi,  tenderët  etj dhe se tani janë të frikësuar nga ajo që do të pasojë në vazhdimësi. Mickoski tha se rritje të pagave do të ketë.

HRISTIJAN MICKOSKI, KRYEMINISTËR

“Paga më të mëdha janë të nevojshme, paga më të mëdha do të ketë atëherë kur do të ketë bazë për këtë,  ndërsa ne si qeveri do të sillemi me përgjegjësi ndaj buxhetit dhe parave të popullit. Nuk do të shopenzojmë për politika të vjetra, nuk do të shpenzojmë për spitale modulare, për partneritete publike me çmime 3 herë më të larta etj. Ne do të përkujdesemi sepse kjo është shtëpija jonë dhe shtëpija dhe familja duhet të duhen dhe të mbrohen”.

Varësisht nga dinamika e konsolidimit të buxhetit, gjatë formimit të buxhetit për vitin e ardhshëm, jemi të gatshëm të ulemi me të gjitha njësitë sindikale, organizatat dhe të diskutojmë për rritje të pagave, tha  Mickoski. Ai shtoi se nga shtatori fillon rritja lineare e pensioneve prej 2.500 denarëve, duke theksuar se nga marsi i vitit të ardhshëm do të marrin edhe 2.500 denarë, që do të thotë se ky premtim i Qeverisë do të realizohet, nënvizoi Mickoski.

Medina Ajeti Ali /SHENJA/

 

 

 

MARKETING