(VIDEO) Fetai: Taravari të kandidojë vet në Gostivar, pa mbështetjen e BDI-së

(VIDEO) Fetai: Taravari të kandidojë vet në Gostivar, pa mbështetjen e BDI-së

Zëvendëskryeministri Arben Fetai është përgjigjur me kundër-sfidë, sfidës së Arben Taravarit dhe Halil Snopçes që ai të garojë për kryetar të Likovës në zgjedhjet lokale nën llogo të koalicionit VLEN.

MARKETING

Në vend se ta sfidojnë, Fetai për TV Shenja tha se Taravari është mirë të kandidojë vet në Gostivar, pa mbështetjen e Bashkimit Demokratik për Integrim. Thotë se Taravari dhe Snopçe janë njerëz të diskredituar dhe janë shndërruar në paterica të BDI-së.

ARBEN FETAI – ZV.KRZEMINISTËR

Janë për keqardhje, janë transformuar, po fshihen prapa BDI-së dhe në vend se të sfidojnë dikë tjetër, është mirë që ta sfidojnë vetveten është mirë që të dalin në Gostivar dhe kudo që ua merr mendja të dalin, por jo me votat e BDI-së. Të nxjer BDI-ja kandidat, po të nxjerin edhe ata kandidat, në Gostivar dhe gjetiu dhe ta shohin veten se ku janë. 

Mes tjerash, ai zbuloi edhe një bisedë me vet Taravarin, pikërisht për Likovën.

ARBEN FETAI – ZV.KRZEMINISTËR

Arben Taravari e din shumë mirë cilat emra i kemi diskutuar dhe mi ka ofruar madje më ka thënë zgjedh cilin emër e don ti që të jetë kryetar i Komunës së Likovës me votat e BDI-së. Unë i kam thënë, Arben mua më vjen shum keq cilido emër qoftë ai edhe shoku imi më i afërt që bëhet kryetar i Likovës me votat e BDI-së, nuk është kryetari im, unë nuk e përkrahi asnjë aktivist të Aleancës për Shqiptarët që del si kandidat i BDI-së për zgjedhjet lokale.

Në këtë prononcim ekskluziv për TV Shenja veç kësaj teme zv.kryeministri Fetai foli edhe për Ligjin për përfaqësim të drejtë, ndryshimet që pritet të bëhen dhe për përbërjen e trupit koordinues që do të përndjek mënyrën e implementimit të Ligjit për përfaqësim të drejtë.

Mevludin Imeri /SHENJA/

 

MARKETING