(VIDEO) Fetai: Taravari, Sela dhe Ahmeti janë të barabartë me zero

(VIDEO) Fetai: Taravari, Sela dhe Ahmeti janë të barabartë me zero

Zv/kryeministri dhe njëherësh njëri ndër drejtuesit e VLEN-it, Arben Fetai, ka qen i ftuari i radhës në emisionin “Debat në Shenja”. Fetai është shprehur i kënaqur me rezultatet e zgjedhjeve lokale, ku sipas tij VLEN, ka fituar shumicën e komunave kyçe që në raundin e parë, ndërsa në komunat tjera tha se ka një epërsi të thellë ndaj kundërshtarëve politikë.

ARBEN FETAI, ZV/KRYEMINISTËR

Koalicioni VLEN ka fituar ç’do kund, me disa përjashtime shumë të vogla. Struktura ime, struka që vazhdojë në VLEN është pjesë përbërse vendimtare e fitorës në shumë komuna të koalicionit VLEN dhe unë besoj që nuk ka asnjë ndryshim për sa i përket pozicionit tonë në qeverisje, sepse kemi kontribuar në Saraj, po në Çair, në Tetov, në Tearcë”.

Në këtë emision, Fetai drejtoi edhe një sërë akuzash për ish kryetarët e tij dhe për liderin e BDI-së, Ali Ahmeti, duke thënë se humbësit më të mëdhënj në këto zgjedhje janë ata.

ARBEN FETAI, ZV/KRYEMINISTËR

Edhe unë e shoh se Taravari, Sela, Ali Ahmeti, vazhdojnë të heshtin, ata ende nuk kanë dalur të komentojnë rezultatet e këtyre zgjedhjeve, që flet shumë. Këtu më nuk bëhet fjalë për humbje, por bëhet fjalë për një fiasko, që edhe sqaron se pse nuk dalin para kamerave, sepse realisht siç e shkrova në një nga postimet, ata janë barazuar me zero, ata janë barazuar me hiç”.

Ai shtoi se ky rezultat është tregues i një fryme të re politike që përfaqëson VLEN, duke parashikuar se në përfundim të procesit BDI do të mbetet me vetëm 2 ose 3 komuna.

Samir Mustafa /SHENJA/

MARKETING