(VIDEO) Fetai: Nga janari i 2026-ës hiqet titulli diskriminues “referent i ri”

Zëvendëskryeministri Arben Fetai njoftoi sot se, qeveria ka marrë vendim për shfuqizimin e titujve diskriminues “bashkëpunëtor i ri” dhe “referent i ri”. Fetai u shpreh se, për dy dekada, këto dy tituj janë përdorur për poshtërimin e shqiptarëve në çdo zyrë shtetërore.
ZËVENDËSKRYEMINISTRI I RMV-së- POLITIKAN I KOALICIONIT VLEN
‘’Duke filluar nga 1 janari 2026, të gjithë të punësuarit me titullin “bashkëpunëtor i ri” do të avancohen automatikisht në gradën “bashkëpunëtor”. Të punësuarit me titullin “bashkëpunëtor” do të bëhen “bashkëpunëtor profesional”. Ata me arsim të mesëm që mbajnë titullin “referent i ri” ose “referent” do të avancohen në gradën “referent i lartë”. Titulli “referent i lartë” do të zëvendësohet me “referent i pavarur”.Të gjitha këto ndodhin automatikisht, me fuqinë e ligjit, pa procedura shtesë. Këto janë vendim i qartë për dinjitetin e nëpunësve administrativ’’.
Fetai thotë se kjo nuk është vetëm drejtësi administrative, por është korrigjim i një padrejtësie historike, dhe se është politikë me integritet. Ai theksoi se këtu bëhet fjalë për fuqizimin e shqiptarëve në institucione, ku VLEN japin një mesazh të qartë që njoftojnë se koha e nënçmimit ka përfunduar. Ai shtoi se, Ndërkaq ai thekson se është koha e respektit dhe e barazisë, ku pushteti për ata përdoret për të çliruar potencialin e shqiptarëve, dhe për t’ua kthyer shqiptarëve dinjitetin e cunguar. /SHENJA/