(VIDEO) Fetai: Kemi hartuar planin vjetor për qeverisje të mirë për vitin 2025

Përmes një konference për media, zëvendëskryeministri për Qeverisje të Mirë, Arben Fetai ka zbuluar të arriturat e tij në këtë njëvjeçar, sa VLEN-i është në Qeveri. Fetai ka thënë se në fillim të mandatit janë përballur me gjakderdhje financiare duke shtuar se 70% e buxhetit të planifikuar ishte harxhuar vetëm në 5 muaj. Thotë se nga Qeveria e kaluar trashëguan krimin dhe korrupsionin në struktura të çdo institucioni. Zv/kryeministri Fetai zbuloi mes tjerash se çfarë kanë bërë për të ndalur këto keqpërdorime.
MARKETING
ARBEN FETAI, ZV/KRYEMINISTËR
“Në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë IRI, NDI, UNOPS, USAID, të cilët dua edhe ti falënderoj për përkrahjen e tyre të vazhdueshme – kemi hartuar planin vjetorë për Qeverisje të mirë për vitin 2025-së të qasshëm për këdo në web faqen e qeverisë. Ky plan bazohet në katër shtylla themelore; 1. Parandalimi dhe lufta kundër korrupsionit. 2. Fuqizimi I kapaciteteve për hetime financiare dhe konfiskimin e pasurisë së paligjshme. 3. Transparenca dhe qasja në informacion për qytetarët. 4. Dialog strategjik me shoqërinë civile.
Fetai zbuloi se në Qeveri është miratuar strategjia për hetime financiare dhe konfiskim të pasurisë së paligjshme.
ARBEN FETAI, ZV/KRYEMINISTËR
“Kemi miratuar Strategjinë për Hetime Financiare dhe konfiskim të pasurisë 2025-2028. Po themelojmë këshillin nacional që do të udhëhiqet nga unë, për të kthyer këtë strategji në veprim konkret. Pasuria e krimit do të shkojë në buxhetin e shtetit – për qytetarët, për zhvillim social, jo në xhepin e të korruptuarve”.
Në vazhdim, Fetai numëroi edhe të arriturat e tjera në resorin e tij duke përmendur edhe ligji për përfaqësim të drejtë dhe adekuat që sipas tij, përmes tij do të bëhet përfshirja e barabartë dhe proporcionale të të gjitha komuniteteve në organet shtetërore, njëjtë siç e parashesh Marrëveshja e Ohrit. Ai shtoi se në muajt në vazhdim, RMV-ja do të jetë në qendër të vëmendjes europiane me disa ngjarje që pritet të organizohen.
Mevludin Imeri /SHENJA/