(VIDEO) Fetai: BDI shfrytëzoi festat për të nxitur destabilizim!

(VIDEO) Fetai: BDI shfrytëzoi festat për të nxitur destabilizim!

Edhe pas disa ditëve, vazhdonë të komentohet festimi i 28 nëntorit në Maqedoninë e Veriut. Zv/kryeministri për Qerverisje të Mirë, Arben Fetai, nga koalicioni VLEN, fajtor për të gjitha këto incidente që kanë ndodhur thotë se është Bashkimi Demokratik për Integrim, pasi sipas tij, BDI e ka  shfrytëzuar  28 Nëntorin për destabilizim, duke shtuar se  plani i tyre është  shpartalluar, ndërsa tha se policia ka  arrestuar 17 persona.

MARKETING

ARBEN FETAI, ZV/KRYEMINISTËR I MAQEDONISË SË VERIUT 00:22

“E themi këtë me keqardhje por u pa qartë se 28 Nëntori, Dita e Flamurit, u shfrytëzua nga BDI për polarizim dhe destabilizim. Por edhe ky plan u shpartallua dhe tanimë, falë efikasitetit të Qeverisë, 17 persona janë arrestuar dhe po merren masa sanksionuese edhe ndaj dy zyrtarëve policorë që përdhosën flamurin shqiptar.Kjo nuk kishte ndodhur asnjëherë më parë në historinë e shtetit. Ne nuk lejojmë asnjëherë përdhosjen e flamujve shtetërorë dhe kombëtarë, pa marrë parasysh kujt i përkasin ato”.

Megjithatë, Fetai premton se secili që ka marrë  pjesë në këto incidente dhe ka tentuar  të prishë festën, do të ndëshkohet sipas ligjit, siç thotë, pa dallime dhe në mënyrë krejt joselektive.

ARBEN FETAI, ZV/KRYEMINISTËR I MAQEDONISË SË VERIUT 02:24

“Ne do t’i demaskojmë edhe planet tjera të regjimit të vjetër për të destabilizuar shtetin. Fakti që u destabilizua “Fronti Evropian” që të tillë e ka vetëm emrin, nuk do të thotë se duhet destabilizuar edhe shteti. Ata janë bërë pikë e pesë, por shoqëria duhet të jetë e bashkuar kundër keqqeverisjes, krimit dhe korrupsionit”.

Ai më tej bënë thirrje për uljen e tensioneve dhe ndalimin e gjuhës së urrejtjes, pasi këto janë pengesa sipas tij,   për progres dhe zhvillim.

Samir Mustafa /SHENJA/

 

MARKETING