(VIDEO) Festohet Kurban Bajrami, bëhet thirrje për paqe në botë

(VIDEO) Festohet Kurban Bajrami, bëhet thirrje për paqe në botë

Në xhaminë e Mustafa Pashës në Shkup u mbajt manifestimi qendror në Maqedoninë e Veriut me rastin e festës së Kurban Bajramit, ku besimtarët muslimanë mbushëm hapësirat e brendshme dhe oborrin e xhamisë. Në programin e organizuar nga Bashkësisë Fetare Islame (BFI) e Maqedonisë së Veriut, para faljes së namazit të Bajramit u kënduan pjesë nga Kurani, si dhe ilahi në gjuhën shqipe, turke dhe boshnjake. Fjalimin e hutbes së Bajramit shqip, turqisht dhe maqedonisht e mbajti myftiu i Tetovës Selver Xhemaili, në emër të kreut të BFI-së, Shaqir Fetahi, i cili gjendet në Arabinë Saudite për kryerjen e Haxhit. Në një deklaratë për mediat pas namazit të Bajramit, Xhemaili ua uroi Bajramin të gjithë muslimanëve kudoqoftë në botë.

SELVER XHEMAILI, BIK

“Lus Allahun Fuqiplotë që kjo festë le të jetë pretekst që të mbizotërojë paqja, dashuria, respekti në mesin e familjeve tona dhe për të përçuar këto vlera edhe te gjithë njerëzia në përgjithësi”.

Në Kosovë, organizimi kryesor me rastin e festës së Kurban Bajramit u mbajt në Xhaminë e Madhe, ku hutben e mbajti Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava.

NAIM TËRNAVA, MYFTI I KOSOVËS 

“Në këtë moment të kësaj dite kaq të begatë, lusim Zotin e Madhërishëm që të rikthejë paqen në Palestinë dhe në Ukrainë. Festat tona fetare duhet të shfrytëzohen për të sjellë lumturi dhe gëzim në zemrat e atyre që kanë nevojë”

Besimtarët muslimanë në Shqipëri kanë falur namazin e Kurban Bajramit, duke u mbledhur në xhamitë dhe sheshet e vendit. Programi qendror për faljen e namazit të Kurban Bajramit është mbajtur në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë.

/SHENJA/

MARKETING