(VIDEO) Fazliu: Nuk ka krizë në VLEN, për ministrat shqiptarë vendosim ne, jo Mickoski

(VIDEO) Fazliu: Nuk ka krizë në VLEN, për ministrat shqiptarë vendosim ne, jo Mickoski

Përfaqësuesi i Lëvizjes Arbëria, Bekim Falizu në emisionin “Debat në Shenja”, duke komentuar deklaratën e fundit të kryeministrit Hristijan Mickoski në lidhje me emërimin e ministrave, u shpreh se nuk pajtohet në këtë pikë me kryeministrin, duke shtuar se qeverisja duhet të nënkuptohet vetëm si partneritet i barabartë mes atyre që e përbëjnë koalicionin qeverisës. Ai vlerëson se llogaridhënia dhe përgjegjësia janë të domosdoshme në politikë, pasiqë këto sipas tij krijojnë standart të ri politik.

Bekim Falizu, Përfaqësuesi i Lëvizjes Arbëria

Të tjerët mendojnë për karierat politike, të shpëtojnë karierat politike, bëjnë matematika, kalkulime të momentit, nuk ju intereson organizimi politik, u intereson mahalla e vet, u intereson posti i vet, dhe sot me BDI-në, nesër me ket, tek ne nuk e shohin atë film dhe ska për të ndodhur kurrë”.

Ndërsa sa i përket ndodhive të fundit brenda koalicionit VLEN, Fazliu tha se, nga informacionet që ka dhe nga kontaktet e partive që e përbëjnë VLEN-in, nuk ka krizë mes partive të VLEN-it, ndonëse shton se patjetër që nuk është gjithçka perfekte.

Bekim Falizu, Përfaqësuesi i Lëvizjes Arbëria

Mund të ketë debat, ka debat mund të ketë mospajtime për çështje të caktuar por kur ka komunikim, dhe ka komunikim, këto lehtë tejkalohen. Deklaratat për përgjegjësi dhe llogaridhënie që i dha mbrëmë zotëri Kasami nuk duhet të shihen si krizë, nuk janë tension, por është një kulturë e re politike që instalohet këtu në vend se… Funksionarët duhet të japin llogari për punën dhe këtu nuk ka asgjë të keqe”.

Tutje sipas Fazliut sa i përket asaj se kush do të shkarkohet apo emërohet ministër nga VLEN, ai tha se kjo është çështje e brendshme e VLEN-it. Ndërsa vlerëson se në ditët në vazhdim do të shkarkohen ministri i Sistemit Politik, Ivan Stoilkoviq, ministri i Drejtësisë, Igor Fillkov, dhe ministrja e Arsimit, Vesna Janevska, për shkak të performancës së dobët të funksionarëve.

Shkarkimin e Filkovit e ka paralajmëruar edhe kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami gjatë një emisioni televiziv. Megjithatë, kryeministri Hristijna Mickoski ka ironizuar me deklaratën e Kasamit, ndërsa ka rikujtuar këtë të fundit se, ai është mandatar i qeverisë.

Anida Murati /SHENJA/

MARKETING