(VIDEO) Fati i 155 infermiereve, ministri Aliu: Pas 2-3 ditëve infermieret do të marrin vendim

“155 personat të punsuar me kontrata në Spitalin e Tetovës, do të marrin kontrata të përhershme dhe preocedura është e përfunduar”. Kështu deklaroi ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu, pasi Fondi për Sigurim Shëndetësorë nuk e ka aprovuar vendimin që ata të mbetën në punë. Aliu nuk u përmbajtë aspakt edhe ndaj akuzave të BDI-së dhe të ish partisë së tij ndaj tij.
AZIR ALIU,MINISTËR I SHËNDETËSISË
“Prandaj e themi sot qartë -155 punjonjës në Spitalin Klinik të Tetovës, do të marrin kontrata të përhershme, pikë. Procedura është e përfunduar, kemi dhënë fund një agonie që ata e krijuan dhe ushqyen me rradhë. Ky problem zgjatë me vite, sepse BDI ishte me dekada në pushtet dhe kur nuk u mundua të zgjidhte problem, madje kur edhe Arben Taravari ishte një vit ministër nuk bëri asgjë, vetëm rrinte dhe shikonte se si këta njerëz po poshtëroheshin me kontrata të përkohshme dhe jetonin në pasiguri”.
Aliu është i bindur se për 2-3 ditë të punsuarit do t’i nënshkruajnë vendimet për punsim. Megjithatë, minsitri tha se kësi lloj problemesh ka në shumë spitale tjera, që më së shumti ka rastisur të jenë shqiptarë, të cilët përballen me probleme të njejta.
Samir Mustafa /SHENJA/