(VIDEO) Familjarët e viktimave të Koçanit i bashkohen ndjekjes penale

Familjarët e viktimave që vdiqën nga zjarri në diskotekën Puls” në Koçan do të kyçen drejtpërsëdrejti në hetimin e rastit. Prokuroria publike informoi se do t’i marrin në pyetje përfaqësuesit e familjeve të viktimave dhe se përmes dëshmive të dhëna para prokurorit publik, ata do të kenë mundësi të realizojnë të drejtat e tyre si të dëmtuar dhe të bashkohen në ndjekjen penale.
MARKETING
PROKURORIA
“Gjithashtu, ata do të mund të informohen drejtpërdrejt për ecurinë dhe fazën në të cilën ndodhet procedura, si dhe të ndajnë njohuritë e tyre rreth ngjarjes. Për këtë qëllim, në dy ditët në vijim prokuroria do të kontaktojë të afërmit e viktimave për të caktuar kohën dhe vendin e saktë në të cilin ata mund ta realizojnë këtë të drejtë”.
Nga prokuroria sqaruan se marrjet në pyetje do të zhvillohen sipas një orari të caktuar nga 27 maji deri më 29 maj, në ambientet e prokurorisë publike, në marrëveshje me të dëmtuarit.
ROKURORIA
“Këto marrje në pyetje do të jenë individuale dhe për secilën nga viktimat do të thirret nga një përfaqësues ligjor për të shprehur qëndrimin në lidhje me të drejtat si të dëmtuar. Ai do të ketë mundësi që në dëshminë e tij të propozojë edhe persona të tjerë nga familja që eventualisht kanë njohuri për ngjarjen”.
Prokuroria thekson se, në përputhje me kompetencat e saj ligjore, gjatë të gjithë procedurës i kushton vëmendje dhe kujdes të veçantë viktimave të këtij rasti tragjik. “Në të gjitha veprimet dhe vendimet e ndërmarra, prokurorët marrin parasysh dhe mbrojnë interesat e të dëmtuarve”, thuhet në komunikatën e prokurorisë.
Gjithashtu, ende është aktiv thirrja e prokurorisë për të gjithë ata që kanë dëshmi personale për aksidentin, informacione dhe prova lidhur me punën e diskotekës “Puls” – Koçan dhe kompanive të lidhura me të, si dhe njohuri në lidhje me punën e institucioneve përgjegjëse për veprim, që t’i ndajnë me hetimin. /SHENJA/