(VIDEO) EVN përmbylli sfidën për nxënëset e shkollave të mesme “kyçe për aftësitë” u shpërblyen më të mirët

(VIDEO) EVN përmbylli sfidën për nxënëset e shkollave të mesme “kyçe për aftësitë” u shpërblyen më të mirët

EVN Maqedoni e përmbylli sfidën për nxënëset e shkollave të mesme “Kyçje për aftësi” duke ndarë çmime për pjesëmarrëset më të mira simbolikisht në Ditën Ndërkombëtare të Gruas. Kjo sfidë përfshiu nxënëse të vitit të tretë dhe të katërt nga të gjitha shkollat e mesme. Fitueset e çmimit të parë si nga sfida ekipore ashtu edhe nga sfidat individuale morën çmime në të holla prej 100.000 denarë, fitueset e çmimit të dytë morën laptopë të rinj, ndërsa fitueset e çmimit të tretë morën tablet-kompjuterë.

Nga EVN thonë se nxënëset u ftuan të merrnin pjesë edhe në trajnimin mbi aftësitë e komunikimit dhe të bashkëpunimit.

EVN MAQEDONI

“Nga 80 aplikacione, më shumë se 50 nxënëse morën pjesë në projekt dhe realizuan tetë javë trajnim me pagesë për zhvillimin e aftësive digjitale dhe u ftuan të merrnin pjesë në trajnimin mbi aftësitë e komunikimit dhe të bashkëpunimit. Gjithashtu, nxënëset fituan njohuri shtesë për energjinë , veçanërisht për burimet e rinovueshme”.

Nga EVN sqaruan se për sfidën ekipore u formuan 8 ekipe me nga 3 nxënëse, të cilat kanë paraqitur projekt-uebfaqe me temën e burimeve të rinovueshme të energjisë dhe u vlerësuan nga bord i pavarur vlerësues, i përbërë nga ekspertë të jashtëm. Paralelisht me punën ekipore, 28 nxënëse morën pjesë në sfidën individuale në formë të kuizit, me temën e burimeve të rinovueshme të energjisë përmes një aplikacioni mikromësimi.

/SHENJA/

MARKETING