(VIDEO) EVN: Defekti në Sllupçan do të rregullohet së shpejti

(VIDEO) EVN: Defekti në Sllupçan do të rregullohet së shpejti

EVN njoftoi të enjten se defekti në fshatin Sllupçan do të rregullohet së shpejti, pas garancive të marra nga ministri i Ekonomisë, i cili së bashku me kryetarin e Komunës së Likovës u pajtuan me banorët që të mos pengojnë ekipet e shpërndarjes së energjisë elektrike të punojnë dhe të fillojnë projektin e rindërtimit të rrjeti dhe instalimin e sistemeve të reja matëse që do të mundësojnë matjen e saktë të energjisë elektrike.

Paraprakisht, siç ka bërë të ditur EVN, në orët e vona të ditës së mërkurë, banorët e fshatit Sllupçan në mënyrë të dhunshme dhe të paligjshme kanë hapur një trafoctacion që i përket ndërmarrjes së shpërndarjes së energjisë elektrike në përpjekje për të rikthyer vetë furnizimin me energji elektrike të fshatit, duke lënë banorët e fshatrave fqinje, Orizarë, Vaksincë dhe Llojan pa energji elektrike. Nga EVN-ja thanë manipulime të tilla nga joprofesionistë, janë jashtëzakonisht të pasigurta dhe mund të kenë fund tragjik me pasoja fatale.

EVN akuzon se vjedhjet e energjisë elektrike në ë fshatin Sllupçan janë 80, kurse arkëtimi është vetëm 20 për qind.

Të enjten në mbrëmje  banorët e fshatit Sllupçan të komunës së Likovës kanë djegur goma në hyrje të fshatit, duke bllokuar hyrjen në fshat. Shkak i revoltës së banorëve ishte fakti që  “EVN Home” ka ndërprerë energjinë elektrike në fshat. /SHENJA/

MARKETING