(VIDEO) Eurokomisarja: Ndryshoni kushtetutën dhe nisuni drejt BE-së

(VIDEO) Eurokomisarja: Ndryshoni kushtetutën dhe nisuni drejt BE-së

Përderisa Shqipëria dhe Mali i Zi janë storje suksesi i BE-së sa i përket zgjerimit drejt Ballkanit Perëndimor dhe gjasat që ata të anëtarësohen brenda katër viteve janë shumë reale, Maqedonia e Veriut mbetet e bllokuar në rrethin vicioz të kontesteve fqinjësore. Zgjidhja e tejkalimit të ngërçit me Bullgarin, mbetet një kusht i pashmangshëm që duhet të ndodhë në mënyrë që vendi të bëjë një hap përpara drejt integrimit, që është hapja e kapitujve të negociatave për anëtarësim. E këtë, e ka bërë të qartë edhe njëherë sot, Komisionerja për Zgjerimin, Marta Kos, gjatë raportimit në Komisionin e Jashtëm të Parlamentit Evropian.

MARKETING

Marta Kos, Komisionere për Zgjerim

Me Maqedoninë e Veriut objektivi ynë politik është që të hapim negociatat me klasterin e vlerave fundamentale sa po të miratohen ndryshimet e nevojshme kushtetuese. Për këtë, Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut duhet të fillojnë bisedimet në mënyrë intensive dhe të gjejnë zgjidhje për këtë çështje bilaterale dhe unë qëndrojë në dispozicion si lehtësuese, nëse është e nevojshme”.

Ajo më tej ka shtuar se, BE-së i nevojitet unitet dhe për këtë ata insistojnë që procesi të jetë i bazuar në merita, pasi uniteti vjen edhe nga vlerat e ndara. Në këtë drejtim, Kos tha se Shqipëria po ecën më shpejt se më parë me reformat e integrimit.

Marta Kos, Komisionere për Zgjerim

Ne kemi mundësi reale që brenda vitit 2029 të anëtarësojmë një ose më shumë shtete kandidate me të drejta të plota si vende anëtare të BE. Në Shqipëri kemi hapur tashmë 24 kapituj të negociatave. Vetëm në dy muajt e fundit kemi hapur grupkapitullin e dytë dhe të tretë. Ky shtet kandidat e ka kuptuar momentin e ri për zgjerimin duke bërë reforma më të shpejta se më parë. Ne duam që shtetet kandidate të jenë pjesë e sistemit tonë të përbashkët të sigurisë. Shteti ligjor është i panegociueshëm”.

Kujtojmë se, Maqedonia e Veriut ka mbajtur seancën e parë ndërqeveritare me BE-në në vitin 2022, por procesi i nisjes së negociatave mbetet i bllokuar, për shkak se vendi nuk ka arritur që të përmbush detyrimin e ndërmarrë me kornizën negociuese për futjen e bullgarëve në Kushtetutë.

Teuta Buçi /SHENJA/

MARKETING