(VIDEO) Eurokomisarja Kos: Rruga evropiane e Maqedonisë së Veriut-histori e dhimbshme!

(VIDEO) Eurokomisarja Kos: Rruga evropiane e Maqedonisë së Veriut-histori e dhimbshme!

Eurokomesarja për Zgjerim, Marta Kos, e ka përshkruar si “histori të dhimbshme” ngecjen e Maqedonisë së Veriut në rrugën e anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, ajo tha se, rajoni si tërësi nuk qëndron mirë në aspektin e zhvillimit. Ndërka, theksoi se zgjerimi asnjëherë më shumë nuk ka qenë çështje gjeopolitike se sa tani, duke thënë se, gjeopolitika ka pësuar ndryshime të mëdha dhe zgjerimi tani lidhet me pjesën e sigurisë dhe paqen.

Marta Kos, eurokomesare për zgjerim

Unë vij nga Sllovenia, e cila më herët ishte pjesë e këtij territori në kuptimin më të gjerë të fjalës. Do të thotë, në disa aspekte, rajoni ka qenë më mirë para 20 viteve sesa që është sot. Dhe ka dy ose tre histori shumë të dhimbshme. Njëra prej tyre është që Kosova nuk mund të ecë përpara. Një histori tjetër e dhimbshme është Maqedonia e Veriut. E dini, nëse Ukraina pret aq sa Maqedonia e pret fillimin e negociatave, atëherë Ukraina do t’i fillonte negociatat në vitin 2045. Dhe kuptohet këtu është edhe Bosnjë e Hercegovina”.

Ajo shpreson që, gjatë kësaj përbërje të Komisionit Evropian që u zgjodh në vitin 2024, Mali i Zi dhe Shqipëria mund të bëhet anëtare të Bashkimit Evropian.

Marta Kos, eurokomesare për zgjerim

Do të ishte dështim nëse nuk pranojmë asnjë anëtare të re në BE gjatë Komisionit Evropian aktual dhe jam e sigurt se mund ta bëjmë këtë. Do të mund ta bëjmë këtë me Malin e Zi. Të gjitha kapitujt janë hapur dhe për këtë i mbyllim që të mund ta përfundojmë procesin në fund të vitit 2026, nga pikëpamja teknike. Me Shqipërinë do të mund ta përfundojmë procesin nga pikëpamja teknike deri në fund të vitit 2027. Pse them nga pikëpamja teknike? Sepse bëhet fjalë për procedurë të negociatave, ndërsa vendet kanidate duhet të zbatojnë reforma, por më pas u mbetet vendeve anëtare të vendosin nëse do të bëhen anëtare këto shtete ose jo”.

Kujtojmë se, Maqedonia e Veriut mori statusin e vendit kandidat për anëtarësim në BE në vitin 2005. Megjithatë, që atëherë vendi është në pritje, për shkak të bllokadave të ndryshme që ka pasur si pasojë e kontesteve fqinjësore. Fillimisht, rrugën e integrimit e bllokoi Greqia për shkak të kontestit me emrin. Pas ndryshimit të emrit, tash më disa vite, rruga integruese është bllokuar nga Bullgaria, kësaj herë për konteste të historisë.

Teuta Buçi /SHENJA/

 

MARKETING