(VIDEO) Eurointegrimet, Rajzinger me mbështetje dhe porosi për Shkupin zyrtar

(VIDEO) Eurointegrimet, Rajzinger me mbështetje dhe porosi për Shkupin zyrtar

Mesazhet se Maqedonia e Veriut duhet të vazhdojë rrugën evropiane dhe duhet t’i përmbush me përkushtim obligimet e dala nga marrëveshja me Bullgarinë vazhdojnë të thuhen nga përfaqësues ndërkombëtarë. E fundit që thotë se Maqedonia e Veriut duhet të vazhdojë rrugën dhe të punojë me interes të plotë për integrim është Ministrja e Punëve të Jashtme të Austrisë, Beate Majnll – Rajzinger.

MARKETING

Në konferencën e përbashkët me shefin e diplomacisë, Timço Mucunski, Majnll tha se Maqedonia e Veriut me të drejtë mund të jetë e frustruar sepse ka kaluar rrugë të gjatë megjithatë nuk duhet të ndërpritet ky rrugëtim dhe obligimet duhet të përmbushen. Sipas Majnll, edhe BE-ja duhet të tregoj interes për këtë 3ështje.

BEATE MAJNLL, MINSTRE E JASHTME E AUSTRISË

Maqedonia e Veriut duhet të ndërmarrë edhe disa hapa të tjerë. E di që keni kaluar një rrugë të gjatë deri tani, megjithatë duhet të bëhen edhe disa gjëra të tjera. Po ashtu, BE-ja duhet të tregojë interes për ta mbështetur këtë proces, ta përshpejtojë atë, të jetë e sinqertë dhe të mos vendosë pengesa të reja. Është një rrugë e gjatë, por është një qëllim i sinqertë për një të ardhme të përbashkët evropiane dhe ne do të bëjmë gjithçka që të mos ju vendosim pengesa të reja”.

Majnll megjithatë thotë se proceset bilaterale duhet të mbesin të tilla dhe nuk duhet të përbëjnë problem.

Kryediplomati Mucunski siguroi se RMV-ja nuk do të heq dorë nga rruga evropiane dhe theksoi se derisa të jetë pjestar i kësaj Qeverie do të angazhohet e punojë në planin A, që është anëtarësim i plotë i Maqedonisë në BE. Tha se ka pasur disa takime formale dhe jo-formale edhe me përfaqësues bullgar.

TIMÇO MUCUNSKI, MINISTËR I PUNËVE TË JASHTME

Presim që Bashkimi Evropian të jetë largëpamës dhe presim që çështjet bilaterale të mbesin, bilaterale. Komunikojmë edhe me përfaqësues të Bashkimit Europian, kemi kontakte të shpeshta edhe me shtetet anëtare dëshmi e mirë është prezenca e homologes time komunikojmë edhe me përfaqësues bullgar, disa takime janë formale, disa jo formale dhe kërkojmë zgjidhje”.

Të njejtat porosi dhe kërkesa që Maqedonia e Veriut të ndjekë rrugën evropiane dhe të bëjë ndryshimet kushtetuese pa kërkuar garancë shtesë, kryeministrit Mickoski të enjten ia tha edhe Antonio Koshta, kryetar i Këshillit Evropian duke ja bërë kristal të qartë përfaqësuesve politik të vendit se nuk do të ketë plan B.

Mevludin Imeri /SHENJA/

MARKETING