(VIDEO) Eurointegrime, u prezantuan prioritetet e Danimarkës gjatë kryesimit me BE-në

Presidenca europiane në gjashtë muajt e ardhëshëm do të jetë në duar të Mbretërisë daneze. Për të sqaruar prioritetet e presidencës daneze, në Kuvend raportoi ambasadorja Pernile Deiler. Ajo tha se Danimarka do ta ndihmojë RMV-në në rrugën drejtë Bashkimit Europian, megjithatë precizoi edhe njëherë se vendi do të duhet t’i kryej të gjitha obligimet që dalin nga marrëveshjet ndërkombëtare nëse dëshiron të bëhet anëtarë i BE-së.
Në fjalimin e sajë, Deiler bëri të qartë edhe njëherë se garanca nuk ka nga ana e BE-së.
PERNILE DEILER – AMBASADORE
Mesazhi im për sot është: mundësia për integrim është më e madhe se asnjëherë më parë. Ne do të donim që RMV-ja të jetë pjesë e Bashkimit Europian. Ju e dini se çfarë duhet të bëni, atë e dimë edhe ne. Jemi këtu për t’ju mbështetur dhe për tu ndihmuar juve. E rëndësishme është që të mos u ikë kjo mundësi, garanci nuk ka. Nëse nuk e shfrytëzoni këtë mundësi, do të ktheheni shumë prapa.
Nga ana tjetër, Ministri i euro-integrimeve , Ohran Murtezani tha se bllokimi i rrugës europiane me veto jo parimore, janë jo vetëm padrejtësi por edhe goditje sistematike ndaj vet idesë europiane. Murtezani megjithatë siguroi se pavarësisht pengesave, RMV-ja do të vazhdojë të mbetet e përkushtuar në rrugëtimin europian.
ORHAN MURTEZANI – MINISTËR I INTEGRIMEVE EUROPIANE
Kushtëzimet të cilat dalin përtej trashëgimisë juridike europiane, imponimet e minojnë besueshmërinë e procesit vetot jo-parimore dhe këmbëngulja në çështjet bilaterale si parakusht për hapjen e klasterit “Vlerat themolore”, nuk janë vetëm padrejtësi por në fakt janë goditje sistematike ndaj vet idesë europiane. RMV do të mbetet partner I qëndrueshëm në këto procese strategjike. Do të vazhdojmë të europiane me dinjitetm, argumente dhe dialog të hapur.
Kjo nuk është hera e parë që autoritetet ndërkombëtare ja bëjnë të qartë udhëheqësve institucional, dhe Qeveritarëve se do të duhet ti përmbushin obligimet nga marrëveshjet nëse duan që RMV-ja të bëhet anëtarë e Bashkimt Europian. Kushti që aktualisht bllokon rrugën e euro-integrimeve është futja e bullgarëve në Kushtetutë, kusht për të cilën Qeveria kërkon garanca se pas përmbushjes nuk do të ketë veto të re nga ana e bullgarisë.
Mevludin Imeri /SHENJA/