(VIDEO) Euroambasadori Rokas kërkoi që t’i jepet kohë gjyqësorit dhe prokurorisë
Ambasadori i Bashkimit Evropian në vend Mihalis Rokas nuk dëshiron të komentoj hetimet dhe përfshirjen e ish funksionarëve të lartë në korrupsuin. Ai vetëm ju tha gazetarëve që duhet ta lejojnë gjyqsinë dhe prokurorinë ta bëjnë punën e tyre.
Mihalis Rokas, ambasador i BE-së
“Në këtë fazë nuk kemi asnjë kkoment. Mendoj se duhet t’i lejojmë organet e gjyqësisë dhe prokurorisë që të vazhdojnë me hetimet e tyre dhe ta lëmë vetë drejtësinë të flet për veten”.
Në pyetjen se a kanë informacione për mënyrën e largimit të Artan Grubit dhe nëse e dinë se a ndodhet në Kosovë apo Shqipëri, zëvendës kryeministri Izet Mexhiti, u përgjigj se herët a vonë, ata që e kanë shkelur ligjin do të ballafaqohen me drejtësinë.
Izet Mexhiti, zëvendës kryeministër
“Nuk do të hyj në detaje. Pajtohem plotësisht me ambasadorin e Bashkimit Evropian. Fjalën kryesore e kanë organet e rendit, në veçanti, gjyqësia dhe prokuroria. Nuk do ndërhyjmë, do të respektojmë edhe rregullën derisa nuk dënohet ta shpallim dikë fajtor. Ajo që nuk është paraqitur përsëri e lëmë që organet e rendit, por me rëndësi porosia është që askush nuk është mbi ligjin, gjithkush që e ka shkelur ligjin, duhet të përgjigjet, sot nesër apo pasnesër, patjetër do të ketë ballafaqim”.
Pak para se të niste aksioni policor të dielën, zëvendës kryeministri Artan Grubi e kishte lëshuar shtetin. Më vonë përmes një statusi në facebook, ai kishte shkruar se nuk është arratiset por ishte larguar për çështje private. Megjithatë që nga ajo ditë ende nuk është kthyer.
Emine Ismaili /SHENJA/