(VIDEO) Euro-integrimet e ngecura, Siljanovska: Jemi lodhur duke dëgjuar kërkimfaljet e politikanëve evropianë

(VIDEO) Euro-integrimet e ngecura, Siljanovska: Jemi lodhur duke dëgjuar kërkimfaljet e politikanëve evropianë

Qytetarët në RMV nuk u duhen kërkimfalje, por zgjidhje në kohë për të zhbllokuar eurointegrimet. Kështu ka deklaruar Presidentja e shtetit, Gordana Siljanovska-Davkova në hapjen e Konferencës ndërkombëtare të unionit Pan-evropian të Maqedonisë, e cila u mbajt mbrëmë në kabinetin e saj para përfaqësuesve të Unioneve Pan-Evropiane të Maqedonisë dhe Austrisë, Fondacionit Otto von Habsburg dhe Institutit të rajoneve të Evropës nga Salzburgu.

GORDANA SILJANOVSKA-DAVKOVA-PRESIDENTE

Jemi të lodhur duke dëgjuar kërkimfaljet e ish-zyrtarëve dhe politikanëve evropianë për mënyrën se si u trajtuam padrejtësisht gjatë kohës së tyre. Qytetarët e Maqedonisë nuk kanë nevojë për mëshirë dhe falje post-festum, por zgjidhje në kohë dhe paraprake për të zhbllokuar integrimin tonë evropian. Qytetarët tanë e kanë merituar prej kohësh të jenë qytetarë evropianë. Vetëm në këtë mënyrë Unioni do ta pastrojë ndërgjegjen e tij ndaj qytetarëve të Maqedonisë dhe rajonit të Ballkanit Perëndimor”.

Presidentja tha se Evropa nuk mund të jetë plotësisht e sigurt për sa kohë që Ballkani Perëndimor është jashtë Bashkimit Evropian.

Edhe kryeministri, Hristijan Mickoski, thotë se vendi i Maqedonisë është në Evropë, ndërsa akuzoi pushtetarët e mëparshëm që siç tha, politikanë të mëparshëm të korruptuar dhe të dobët e kanë sjellur shtetin në situatë që në vend të flasim për të ardhmen, të flasim për të kaluarën. Sipas tij, procesi nuk vlerësohet sipas progresit që ka vendi, por ai tha se sipas asaj nëse do ta ndryshojmë Kushtetutën, flamurin apo kartëmonedhat.

HRISTIJAN MICKOSKI, KRYEMINISTËR

Sa më shumë që e injorojmë këtë, aq më i vështirë do të jetë ai rrugëtim dhe aq më shumë pengesa do të kemi përpara. Sa më të vetëdijshëm të jemi për këto sfida dhe për dështimet e garniturave politike të së kaluarës, aq më e vështirë do të jetë. Këto janë momente historike në politikë që mund të zgjasin me dekada, madje edhe me shekuj”.

Për Maqedoninë e Veriut, si vend kandidat,Mickoski tha se nuk vlen parimi i meritës dhe i anëtarësimi, por ai tha se vlen bilateralizimi i procesit të anëtarësimit. Megjithatë, i pari i qeverisë theksoi se vendi i këtij populli dhe i këtij shteti është në Evropë.

Samir Mustafa /SHENJA/

MARKETING