(VIDEO) Euraktiv: Presidentja e Maqedonisë së Veriut shkaktoi polemika gjatë inaugurimit

Presidentja e parë femër e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova, zemëron Greqinë gjatë inaugurimit të djeshëm me një fjalim në të cilin ajo nuk e përdori emrin e ri të vendit të saj, shkruan portali informativ i Brukselit “Euraktiv”. Nga portali theskosn se partia e Gordana Siljanovska-Davkovës, VMRO-DPMNE, gjithashtu e kundërshton marrëveshjen dhe konteston emrin e ri të vendit.
MARKETING
“Euraktiv” transmeton fjalët në deklaratën e presidentes e cila, Duke iu drejtuar deputetëve dhe VIP-ave të ftuar të dielën, theksojnë që teksti zyrtar i shkruar i adresës së saj përfshinte emrin zyrtar Maqedonia e Veriut.
Në portal, për më tepër shkruhet që ambasadorja e Greqisë në Shkup u largua nga ceremonia në Kuvend në shenjë proteste, dhe se rruga europiane e vendit varet nga zbatimi i plotë i Marrëveshjes së Prespës dhe nga përdorimi i emrit kushtetues.
Euraktiv, portali informativ i Brukselit
“Greqia reagoi me zemërim ndaj fjalimit të presidentes së re, duke thënë se zgjedhja e fjalëve të saj ishte një shkelje flagrante e Marrëveshjes së tyre. Greqia deklaron kategorikisht se përparimi i mëtejshëm në marrëdhëniet dypalëshe me Maqedoninë e Veriut dhe rrugën e saj europiane varet nga zbatimi i plotë i Marrëveshjes së Prespës dhe mbi të gjitha nga përdorimi i emrit kushtetues”.
“Euraktiv” përcjell edhe deklaratën e presidentit bullgar Rumen Radev se “Bullgaria nuk pranon deklarata dhe sjellje që bien ndesh me Marrëveshjen për miqësi, fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim. Sipas portalit, një deklaratë të ngjashme bëri edhe kryeministri i përkohshëm bullgar Dimitar Glavçev. Ata raportojnë gjithashtu se kryetarja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen dhe kreu i Këshillit Europian, Charles Michel, kanë uruar Siljanovska-Davkovën, por se kanë dërguar mesazhe edhe për zbatimin konsekuent të Marrëveshjes së Prespës. /SHENJA/