(VIDEO) Eskobar në Shkup: Nuk jam këtu për të torturuar askënd

(VIDEO) Eskobar në Shkup: Nuk jam këtu për të torturuar askënd

Kështu u shpreh zëvendës – ndihmës sekretar i shtetit të SHBA-ve, Gabriel Eskobar,  mes të qeshurash. Kjo ishte përgjigjja e tij nga kryetarit të VMRO-DPMNE-së se nuk do të duroj torturë dhe presion, për të votuar ndryshimet kushtetuese. Eskobar theksoi se bllokimi i procesit të ndryshimeve kushtetuese do të jetë i dëmshëm, duke pasë parasysh se në vitin 2024, pasojnë zgjedhje në SHBA, BE, por edhe në RMV.

Gabriel Eskobar, zëvendës – ndihmës sekretar i shtetit të SHBA-ve

“Dua të ju bëjë shumë të qartë një gjë. SHBA-të nuk zgjedhin qeveri të shteteve antare në NATO. Ajo që bëjmë ne është vendosim pritshmëri dhe e vetmja gjw për të cilën bisedojmë është që do ta dërgoj të njejtën porosi që e kam dërguar edhe në rajon. Ajo është se SHBA, si partner natyror, i shohin ato që janë të përkushtuar në integrimin evropian, në NATO dhe janë të përkushtruar në luftën kundër korrupsionit dhe dua që kjo të jetë e qartë”.

Kryeministri Dimitar Kovaçevski, u shpreh se mbështetja e SHBA-ve për RMV-në është e qartë dhe se vendi nuk ka alternativë tjetër përpos antarsimit në BE, duke shtuar se marrëveshje të re dhe bisedime të reja nuk do të ketë.

Dimitar Kovaçevski, kryeministër

“Marrëveshje të re nuk do të ketë. Nuk ka mundësi të ribisedojmë për korrnizën negociuese. Me këtë korrnizë, e cila është e miratuar në Kuvend, kemi mbrojtje të plotë të gjuhës dhe identitetit maqedonas dhe mundësi për të lëvizur përpara. Marëdhëniet bullgare me Bullgarinë, janë pikërisht këto, bilaterale, dhe ato nuk do të ndikojnë ndaj procesit të eurointegrimeve. Edhe njëherë përsërisim se kërkesa të reja nuk mund të ketë dhe çdoherë do ta kemi përkrahjen e partnerëve tanë të sinqertë”.

Kryeministri Kovaçevski është shumë optimist se vendi i radhës që do të antarsohet në BE do të jetë Maqedonia e Veriut. Me këtë rast ai u bëri thirrje deputetëve që të votojnë ndryshimet kushtetutese për  siç tha, të ardhmen evropiane të vendit.

Emine Ismaili /SHENJA/

MARKETING