(VIDEO) Ernest Muçi fantastik, çon Beshiktashin në finale të Kupës së Turqisë

(VIDEO) Ernest Muçi fantastik, çon Beshiktashin në finale të Kupës së Turqisë

MARKETING

Ernest Muçi vendimtar për Beshiktashin në gjysmëfinalen e kthimit të Kupës së Turqisë kundër Ankaragucu-së, që u zhvillua në “Tupras Stadium” të Stambollit (ndeshja e parë ka përfunduar në barazim pa gola).

MARKETING

Sample Image

Sulmuesi i Kombëtares Kuqezi e dërgoi topin në rrjetë në minutën e 71-të, duke përfituar nga një gabim i mbrojtjes. Beshiktashi nuk pësoi në minutat e mbetura dhe u kualifikua në finale Kupës.

Si Muçi ashtu dhe Rashica janë aktivizuar si titullarë në këtë takim shumë të rëndësishëm për Beshiktashin, që ka shansin e artë për ta mbyllur sezonin me trofe, teksa në finale do të përballet me fituesin e çiftit Trabzonspor-Karagumruk.

 

MARKETING