(VIDEO) Emurlai: Reisi Fetai ta tërheq vendimin për shkarkimin e myftiut Qani Nesimi

(VIDEO) Emurlai: Reisi Fetai ta tërheq vendimin për shkarkimin e myftiut Qani Nesimi

Këshilli Iniciativ i Hoxhallarëve nga Myftinia e Tetovës, përmes një letre të hapur drejtuar kreut të BFI-së, Shaqir Fetahu e të cilën e lexuan sot para mediave, i kanë kërkuar edhe një herë Fetahut që t’i pranojë kërkesat e tyre, të adresuara tash e disa muaj. Më konkretish, ata kërkojnë tërheqjen e vendimit për shkarkimin e Qani Nesimit, pasi vlerësojnë se është një vendim antikushtetues dhe po ashtu kërkojnë, tërheqjen e vendimit për emërimin e ushtruesit të detyrës myfti i Tetovës.

Irfan Emurlai, Këshilli Iniciativ i Hoxhallarëve

Ne vazhdojmë t’ju njohim si Resiul ul-Ulema të BFI-së. Ne nuk dëshirojmë që ju të mbeteni në historinë e BFI-së si: shkelës flagrant i Kushtetutës së BFI-së, e cila mban edhe nënshkrimin tuaj, nënçmues i shumicës së hoxhallarëve, këshillave të xhamisë dhe xhematit përgjithësi në Myftininë e Tetovës me veprimet e Juaja antikushtetues dhe antiligjor, por edhe jo etiko-morale dhe jo fetare. Dëshirojmë që zërin tonë ta dëgjojnë qeverisja qendrore dhe lokale në shtetin tonë si dhe ambasadat e huaja që veprojnë në vendin tonë”.

Kujtojmë, se me datë 08.11.2023 Rijaseti i BFI-së shkarkoi Qani Nesimi nga detyra e Muftiut të Tetovës. Ky vendim u kontestua nga Nesimi dhe përkrahësit e tij. Në këtë drejtim, me datë 04.03.2024 shumica e hoxhallarëve të Muftinisë së Tetovës i ofruan përkrahje Nesimit, dhe të njejtit kërkuan që të tërhiqet vendimi, siç e quajtën ata, joligjor dhe antikushtetues i emërimit të Selver Xhemaili si ushtrues detyre.

Teuta Buçi /SHENJA/

MARKETING