(VIDEO) Ekonomisti Baush: Maqedonia e Veriut nuk kaloi mirë as krizën energjetike dhe ushqimore

(VIDEO) Ekonomisti Baush: Maqedonia e Veriut nuk kaloi mirë as krizën energjetike dhe ushqimore

Maqedonia e Veriut si shtet nuk e ka kaluar mirë as krizën energjetike dhe as atë me furnizimin e ushqimeve.  Kështu ka deklaruar Ekonomisti Abil Baush, i cili ishte i ftuar  në emisionin “Intervistë në SHENJA”. Ai tha se shuarja e zjarreve sociale ka filluar që nga pandemia ku janë shpenzuar para madje edhe për restorantet e dasmave.

ABIL BAUSH, EKONOMIST

“Kjo ishte një çmenduri e madhe dhe erdhëm në një situatë kur këto para filluan të japin presion në ekonominë e shtetit. Dhe neve falë gjithë këtyre e kishim fatkeqësi të kemi edhe krizën energjetike, dhe rritjen e çmimeve të ushqimeve dhe të kemi një inflacion edhe të ardhur nga jashtë por edhe nga brenda të gjeneruar. Kjo është dyfishi i krizës ekonomike që na ndodhi. Ja edhe të besoj se kanë qenë me qëllime të mira, por kur prezantoheshin ato masa një farë lloj kaotizmi ishte prezantimi i atyre masave”

Ekonomisti Abil Baush tha se Maqedonia e Veriut do ta mbarojë vitin me 9.4 për qind inflacion.

ABIL BAUSH, EKONOMIST 

“Dhe nëse ju ende lëshoni para në treg, a këto do të lëshojnë ende para në treg se vihet para zgjedhjeve këta do të bëjnë presion, kërkesa do t’i bën presion ofertës dhe është e patjetërsueshme të kemi përsëri rritje të çmimeve. Ne jemi në këtë cikël të inflacionit. Banka Federale e SHBA-së dhe Banka Qendrore e BE-së, ata dolën me një prognozë status quo. Nuk pash ndonjë parashikim të tipit kriza ka përfunduar”

Duke komentuar parashikimet e ministrit të ekonomisë se rritja ekonomike për vitin e ardhshëm do të jetë 3.5% , Baush theksoi   se për një rritje të tillë nuk ka nevojë fare të ketë qeveri. Samir Mustafa /SHENJA/

MARKETING