(VIDEO) Edhe të shtunën shumë nxehtë, nga e diela nis shiu

Temperaturat ekstreme të larta dhe përvëluese që kanë kapluar vendin tash e disa ditë, do të vazhdojnë edhe të shtunën me të njejtën ritëm, ku termometri pritet të arrin deri në 43°C! Aspak më mirë nuk ishte as sot, pasi siç njoftuan nga Drejtoria Për Punë Hidrometeorologjike, temperatura maksimale në disa vende ka arritur mbi 40 gradë Celsius, ndërsa alarmi i kuq i cili i referohet temperaturave shumë të larta të cilat janë prezente në të gjithë territorin e vendit, vazhdonë të jetë aktiv. Situatën ende më alarmuese e bënë edhe gjendja e ajrit të ndotur.
Ndërkaq, me përfundimin e muajit korrik, pritet të përfundojnë edhe temperaturat e larta, pasi siç njoftojnë nga Drejtoria, të dielën pritet rënie e temperaturave dhe shira të rrëmbyeshëm lokal dhe erëra të forta.
DREJTORIA PËR PUNË HIRDROMETEOROLOGJIKE
“Të dielën dhe në gjysmën e parë të javës së ardhshme do të ketë ndryshim të kushteve të motit. Në orët e pasdites do të ketë kushte për paraqitje të motit jostabil me shira të rrëmbyeshëm dhe bubullima. Era do të ndryshojë drejtim në veri, dhe temperaturat gjatë ditës do të ulen.
Megjithatë, Instituti i Shëndetit Publik ka publikuar rekomandime për qytetarët, Qeveria ka miratuar vendim që obligon punëdhënësit që t’i lirojnë nga puna gratë shtatzëna dhe personat mbi 60 vjeç. Ndërkohë, Ministria e Shëndetësisë u bëri apel qytetarëve që t’u përmbahen rekomandimeve ekzistuese për vetëmbrojtje, të cilat përfshijnë qëndrimin në hapësira të freskëta, veçanërisht nga ora 11 deri në orën 17, pirjen e mjaftueshme të lëngjeve, shmangien e alkoolit dhe pijeve me sheqer, veshjen e rrobave të lehta dhe me ngjyrë të hapur, përdorimin e mbrojtësve të kokës dhe syve, si dhe shmangien e aktivitetit fizik gjatë orëve më të nxehta.
Samir Mustafa /SHENJA/