(VIDEO) Edhe pse nuk ka tekste për gjuhët e huaja, Janevska ka plane për programe të reja

(VIDEO) Edhe pse nuk ka tekste për gjuhët e huaja, Janevska ka plane për programe të reja

Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska, ishte mysafire në emisionin “25 Minuta”, i cili transmetohet në Televizionin SHENJA. Janevska gjatë bisedës theksoi se ka plan programe për ndryshimin e planeve mësimore duke filluar nga klasa e shtatë, tetë dhe nëntë deri tek katër vitet e gjimnazi. Ndërkaq nga ana tjetër vazhdon problemi që nuk ka tekste në gjuhë të huaja për të cilën ajo tha se ende presin përgjigje nga Komisioni i Shkallës së Dytë.

Megjithatë ajo foli edhe për dobitë e mësimit në një ndërrim i cili është i domosdoshëm edhe pse në Shkup në shuma shkolla mësimi është në dy ndërrime.

VESNA JANEVSKA, MINISTRJA E ARSIMIT DHE SHKENCËS

Pse është e domosdoshme, sepse atje ku ndodh flas për shtete të huaja shtete të zhvilluara ku nxënësit janë në nivel të lartë në rang të PISA e bëjnë në një ndërrim dhe pse e bëjnë ata këtë, së pari sepse është e natyrshme të punohet në mëngjes e jo pasdite deri në ora 7 ose 8 e mbrëmjes, efektiviteti i mësimdhënëse dhe nxënësve do të jetë më i lartë dhe kohën më të gjatë që do ta kalojnë nxënësit në shkollë do fitojnë aftësi dhe njohuri të reja”.

E çështja e rritjes së pagës vazhdoj të jetë pjesë e bisedës, ku Janevska theksoi se rritja e pagës për pensionistët dhe jo për mësimdhënësit është se mësimdhënësit kanë paga më të larta nga pensionistët.

VESNA JANEVSKA, MINISTRJA E ARSIMIT DHE SHKENCËS

Oh, kjo është fatkeqe që duhet ta diskutojmë sepse ka pensionistë që kanë pensione prej 14 mijë denarë 16 mijë denarë ose 18 mijë denarë pension dhe nëse jemi të vetëdijëshëm dhe jemi krijesa të vetëdijshme ne duhet të dimë se ato janë nivele substandare të jetesës që duhet të plotësohen nevojat bazë, si ushqim barna dhe veshje unë e di se është absolutisht kështu, mësimdhënësit kanë rroga prej 32 mijë deri në 42 mijë denarë me shtesa të mentorit arrinë më shumë me kujdestari, ata që janë të rinj dhe fillojnë me punë kanë rrogë bazë prej 32 -33 mijë denarë, kurse në arsim të mesëm janë pak më të larta”.

Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska, ka deklaruar edhe për projektet e rradhës ku tha se për momentin kanë 36 projekte të mëdha për rekonsturim, ndërtim plotësues, dhe ndërtimin e shkollave, 80 projekte më të vogla nga të cilat 40 kanë mbaruar dhe 40 janë në vijim duke përfshirë edhe renovimin thelbësor të disa shkollave.

Merxhane Iseni /SHENJA/

 

MARKETING