(VIDEO) Edhe deputeti i pavarur Skender Rexhepi nis takimet me qytetarët

(VIDEO) Edhe deputeti i pavarur Skender Rexhepi nis takimet me qytetarët

Deputeti i pavarur, Skender Rexhepi-Zejdi, infromoi dhe njëherit edhe bënë thirrje për të gjithë qytetarët e sidomos ata të njësisë zgjedhore numër 1, të marrinë pjesë në siç tha Rexhepi, Llogaridhënien e tij, para të gjithë qytetarëve. Kjo sipas Rexhepit bëhet me të vetmin qëllim, të dëshmohet demokracia.

I pyetur se nëse mundë t’i bashkohet “Grupit të Zjarrit”, ai tha se ka komunikime  me të gjithë deputet , të të gjitha partive politike,por një gjë të tillë, ai tha se do ta  vendosë bashkë me qytetarët të cilët e kanë votuar.

SKENDER REXHEPI-DEPUTET I PAVARUR

“Un jam deputet dhe kam marëdhënie të mira me të gjithë deputet e të gjitha subjekteve tjera politike, qoftë pozitë ose opozitë, përfshirë edhe me ata të ‘Grupit të Zjarrit’, d.m.th kemi komunikime të vazhdueshme , por megjithatë vendimin për çdo hap të mëtutjeshëm politik, do të sjelli bashkë me njerëzit të cilët më kanë përkrahur dhe të cilëve u kam obligim morale”.

Edhe pse e cilësonë si të  pakuptimtë,  nëse Aleanca për Shqiptarët  futet në qeveri, Deputeti Skender Rexhepi, tha se nuk është kundër hyrjes eventuale të tyre. Rexhepi tha se ish partia e tij Alternativa me shumë gjasa do të mbetet në Qeveri edhe nëse mbetet vetëm me një dikaster, pas hyrjes së Aleancës për Shqiptarët në Qeveri.

Samir Mustafa /SHENJA/

MARKETING