(VIDEO) E gjithë bota mirëpret marrëveshjen SHBA-Iran

(VIDEO) E gjithë bota mirëpret marrëveshjen SHBA-Iran

MARKETING

Armëpushimi dyjavor mes SHBA-së dhe Iranit është mirëpritur nga komuniteti ndërkombëtar si hap drejt uljes së tensioneve dhe rikthimit të dialogut në Lindjen e Mesme.

MARKETING

Sample Image

Izraeli mbështet vendimin e Presidentit Donald Trump për pezullimin e përkohshëm të sulmeve, por kërkon hapjen e ngushticave dhe ndalimin e sulmeve në rajon. BE e cilëson marrëveshjen si një “hap prapa nga pragu i greminës” dhe një mundësi të re për zgjidhje diplomatike. Kryediplomatja e BE-së, Kaja Kallas, deklaroi se armëpushimi krijon një mundësi të domosdoshme për të zbutur kërcënimet dhe për të hapur rrugën drejt një marrëveshjeje më të qëndrueshme.

Britania e Madhe, Franca dhe vende të tjera po angazhohen për sigurinë e lundrimit në Ngushticën e Hormuzit, ndërsa Turqia thekson rëndësinë e zbatimit dhe dialogut. Mbështetje ka ardhur edhe nga Ukraina dhe Kina, që nënvizojnë zgjidhjen politike të konfliktit. Megjithatë, analistët paralajmërojnë se ruajtja e armëpushimit kërkon angazhim të vazhdueshëm dhe bashkëpunim ndërkombëtar. /SHENJA/

 

 

MARKETING