(VIDEO) E dyshuar për rastin “Aditiv”, Dimitrovska: Kam pasur vetëm një “komunikim gjyqësor”

(VIDEO) E dyshuar për rastin “Aditiv”, Dimitrovska: Kam pasur vetëm një “komunikim gjyqësor”

Kryetarja e Komisionit për parandalimin e korrupsionit Tatjana Dimitrovska, e dyshuar në rastin “Aditiv”, për shkak të dyshimit se i ka zbuluar sekrete zyrtare njërit prej të dyshuarve të këtij rasti, sot nëpërmjet një letre publike, ka deklaruar se ka pasur komunikim miqësor me njërin prej të dyshuarve në “Aditiv”, për të cilin thotë se ishte mik familjar i saj. Sipas saj bisedat e tyre nuk kanë pasur të bëjnë lidhur me rastin në fjalë por kanë qenë biseda miqësore.

TATJANA DIMITROVSKA, KRYETARE E KOMISIONIT SHTETËROR PËR PARANDALIMIN E KORRUPSIONIT

Dua ta informoj publikun se komunikimi im me një mik të familjes, i cili më vonë u bë i pandehur në çështjen “Aditiv”, ndodhi në një periudhë para se të fillonin procedurat kundër tij para prokurorisë kompetente. Nga njoftimi i Prokurororisë Publike për Prokuroinë për Ndjekje të Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit kuptohet se komunikimi ynë ka zgjatur deri në dhjetor 2024, ose para se t’i shqiptohej paraburgimi sipas kësaj mase, unë e kam ndërprerë komunikimin. Përmbajtja e komunikimit i referohet bisedave që nuk kanë lidhje me rastin “Aditiv”. Disa nga informacionet e ndara kanë të bëjnë me dokumente publike, përmbajtja e të cilave është bërë publike para komunikimit tonë, dhe pjesa tjetër është komunikim i zakonshëm miqësor”.

Ajo më tej thotë se ky komunikim është bërë pa asnjë qëllim për të ndikuar në procedurat ose në ndonjë aspekt të hetimit.

TATJANA DIMITROVSKA, KRYETARE E KOMISIONIT SHTETËROR PËR PARANDALIMIN E KORRUPSIONIT

E them këtë me përgjegjësi. Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit aktualisht po zhvillon një procedurë për të verifikuar statusin pasuror të personit të lartpërmendur. Me ndarjen elektronike, çështja nuk më është caktuar mua për përpunim dhe sipas rregullave të përcaktuara, unë nuk kam mundësi të ndikoj në rrjedhën e procedurës ose në rezultatin e saj. Vendimet e KSHPK-së merren kolektivisht, me shumicën e votave të anëtarëve”.

“Si Kryetare e Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, dua të theksoj se besueshmëria dhe integriteti i institucionit nuk duhet të vihen në dyshim në asnjë rrethanë. 6 anëtarët e tjerë të institucionit që unë përfaqësoj nuk kanë lidhje me krimin për të cilin dyshohem”, thotë Dimmitrovska.

Dimitrovska javën e kaluar u përfshi në listën e të dyshuarve me të cilët Prokuroria Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, zgjeroi hetimin për rastin “Aditiv”. Prokuroria porpozi që të merren masa paraprake për të, në kuadër të rastit “Aditiv”, të cilat u pranuan nga Gjykata Themelore Penale e Shkupit.

Rasti “Aditiv” ka të bëjë me një hetim për keqpërdorime me prokurimin publik dhe pastrim parash në lidhje me prokurimin e aditivëve të qymyrit për nevojat e Elektranave të RMV-së. Lidhur me këtë rast janë akuzuar 31 individë dhe 5 persona juridikë.

Medina Ajeti Ali /SHENJA/

MARKETING